Home / Kryesoret / Sot shënohet “Dita e policisë së Maqedonisë”

Sot shënohet “Dita e policisë së Maqedonisë”

Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të mbahet solemniteti qendror në kuadër të shënimit të 7 Majit – Dita e Policisë së Maqedonisë.

Siç është paralajmëruar, në solemnitet fjalim do të mbajë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, drejtori i Zyrës për Siguri Publike, Gorançe Savovski dhe komandanti i Njësitit për detyra speciale “Tigrat” Slavço Petrushevski, i cili njëheri shënon 35 vjetorin nga formimi.
Përfaqësuesit e MPB-së në mënyrë tradicionale do t’i vizitojnë fëmijët pa prindër në Shtëpinë për kujdes të fëmijëve dhe të rinjve “11 Tetori”, Qendrën ditore për fëmijë me nevoja të posaçme në Tetovë dhe Shtëpinë e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël në Manastir, me ç’rast fëmijëve do t’u jepen dhurata./MIA/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *