Home / Kryesoret / Të dyshuarit në lëndën “TNT” para gjykatësit me procedurë paraprake

Të dyshuarit në lëndën “TNT” para gjykatësit me procedurë paraprake

Gjatë ditës së sotme, të dyshuarit në lëndën “TNT” që e hapi Prokuroria Speciale Publike, duhet që të dëgjohen te gjykatësi me procedurë paraprake në lidhje me masat e sigurimit të prezencës që i propozoi Prokuroria Speciale Publike.

Marrja e tyre në pyetje javën e kaluar u anulua me kërkesë të mbrojtjes e cila kërkoi kohë shtesë për t`i shqyrtuar dëshmitë.

Ashtu si informuan nga Prokuroria Speciale Publike, për të dyshuarën e parë, person i autorizuar si inspektor ndërtimi në Sektorin për punë të inspektimeve në Departamentin për urbanizëm në Komunën Gazi Baba, edhe për tre të dyshuar tjerë në lëndë, persona zyrtar anëtar të Komisionit për Furnizime Publike në Komunën e Gazi Babës, janë kërkuar masat: konfiskimi i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit ose dokumenteve tjera për kalimin e kufirit shtetëror, gjegjësisht ndalesë për dhënien e saj dhe obligim të dyshuarve që herë pas here të paraqiten te organi kompetent shtetëror.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *