Home / Kryesoret / Tetova po shkatërrohet nga ndërtimet e egra, inspektorët flejnë

Tetova po shkatërrohet nga ndërtimet e egra, inspektorët flejnë

Tetovën kanë nis ta mbulojnë ndërtimet e egra, ndërsa inspektorët e komunës së Tetovës vazhdojnë të ecin me sy mbyllur para këtyre dukurive shkatërruese për rendin dhe planet ndërtimore urbanistike.

Ende nuk dihet se si mund të ndërtohen pallate në zemrën e Tetovës duke shkelur të gjitha normat e ndërtimit duke ndërtuar objekte banimi dhe afarizmi pa kurrfarë kontrolli dhe pa mbikëqyrje të cilësisë së ndërtimeve.

Komuna e Tetovës vazhdon të lejojë që të ndërtohen këta ndërtime të egra ku ndërtuesit ndërtojnë edhe mbi trotuare apo hapësira gjelbëruese publike dhe nuk merr masa për ndalimin e këtyre objekte.

Ky kaos po shkakton dëme të mëdha dhe po paraqet rreziqe në shumë drejtime për qytetarët e Tetovës si rezultat i mos funksionimit të inspeksionit komunal.

Si mund të lejohet të ndërtohen objekte pesë gjashtë katëshe pa parkingje dhe pa leje e më pas të kërkojnë që ky objekt i ndërtuar në 2015-2016 të hyjë në fazën e legalizimit pa plotësuar asnjë kusht.

Cili është interesi i komunës së Tetovës që ta prish qytetin me këto ndërtime të egra duke dëmtuar tërë Tetovën dhe të lejojë që në një hapësirë për një shtëpi të lejohet të ndërtohet një ndërtesë afariste.

Të gjithë mund të shohim se si po ndërtohen ndërtesat pa plotësuar asnjë kusht elementar dhe në kundërshtim me planet rregulluese urbanistike dhe si do të jetojnë nesër banorët, ku do të parkohen ? nga dera hyrëse drejt në rrugë si mund të leohen këto ndërtime?

Heshtja vazhdon nga të gjitha institucionet, ndërsa Tetova dita ditës po shkatërrohet dhe e gjithë kjo në kurriz të qytetarëve të Tetovës.

Ndërtoni, ndërtoni, ndërtoni sepse s’ka ligj!

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *