Home / Lajme / Rajon / Tollovi në Prishtinë për pasaportat biometrike [foto]

Tollovi në Prishtinë për pasaportat biometrike [foto]

Një ditë pas lajmit për rekomandimin të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës nga Komisioni Evropian, sportelet e Zyrës së Shërbimit Civil për pajisje me pasaporta, është vërshuar nga qytetarët në Prishtinë.

Që në orët e mëngjeset, qytetarët që nuk kanë pasur pasaporta biometrikë, kanë zënë radhët për t’u bërë me këtë dokument udhëtimi, transmeton Koha.net.

Pas liberalizimit të vizave që pritet të bëhet brenda disa muajve, qytetarët e Kosovës, për të udhëtuar në vendet e BE-së, duhet të kenë pasaportë biometrike.

Mbrëmë, në KV, në emisionin Interaktiv, koordinatori Ministrisë së Integrimeve për bisedime me BE-në rreth liberalizimit, Fisnik Rexhepi, tha se nuk ka frikë nga fluksi i madh i kërkuesve për pasaporta biometrike dhe se kërkesave të tyre do t’u dilet lehtë përballë.
Fotot e bëra sot, megjithatë, nuk e dëshmojnë këtë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *