Home / Lajme / Kronika e zezë / Tre të lënduar në 8 aksidente

Tre të lënduar në 8 aksidente

Në rajonin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së kaluar kanë ndodhur tetë aksidente, nga të cilat pesë janë me pasoja dëme materiale dhe tre janë me pasoja lëndime trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë tre persona.
Siç informon për MIA-n inspektori kryesor Sasho Damjanovski nga SPB – Shkup, gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit në trafik nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithnjë e numër më i madh i kundërvajtjeve.

Një vozitës nuk i ka respektuar kufizimet e shpejtësisë në lëvizje, katër vozitës kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe dy vozitës gjatë kur drejtonin automjetin e tyre nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular.

Janë kapur edhe 23 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, katër persona e kanë drejtuar automjetin pa leje të vozitjes dhe katër vozitës e kanë drejtuar automjetin e tyre pas skadimit të lejes së qarkullimit.
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 35 automjete.
Në pjesën e aktiviteteve preventive sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë në SH.F. “Tihomir Milloshevski” dhe me nxënësit e klasës së dytë në SH.F. “Strasho Pinxhur”, komuna e Gjorçe Petrov.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *