Home / Kryesoret / Tv Tellma përjashton dymbëdhjetë gazetarë

Tv Tellma përjashton dymbëdhjetë gazetarë

Drejtuesit e televizionit Tellma i kanë shpallur tepricë teknologjike, dymbëdhjetë gazetarë me përvojë në televizionin Tellma.

Në mesin e tyre janë gazetarë me përvojë pune në këtë televizion të cilët thuajse gjithë karierën e tyre të punës e kanë kaluar në këtë televizion.

Gazetarët e përjashtuar janë ish kryeredaktorja Emilija Lazarovska, Panta Xhambazovski, Violeta Zajkova, Tomisllav Osmanli, Sonja Nikollovska , Juliana Lefkovska Peshevska dhe të punësuar të tjerë.

Ata nuk kanë marrë kurfarë sqarimi pse po largohen, por në lajmrimin me shkrim kryesia e Tellma kanë shkruar se ky hap po merret me qëllim të uljes së shpenzimeve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *