Home / Kryesoret / Vazhdim i seancës së 103-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Vazhdim i seancës së 103-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 103-të, në rend të ditës të së cilës janë shumë propozim-ligje sipas procedurës së shkurtuar, si dhe interpelimi i punës së kryetares së Komisionit për arsim, shkencë dhe sport Olga Najdenovska, të parashtruar nga deputetët e opozitës.

Deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe Raportin për punën e Agjencisë për administratë dhe raportet vjetore për punën e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, të Komisionit për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, të Komisionit për mbrojtje të konkurencës dhe të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizimet publike, të gjitha për vitin 2015.
Në rend të ditës janë edhe shumë raporte tjera për punën e institucioneve në vitin 2015, si dhe disa propozim vendime për dhënien e pajtueshmërisë për planet strategjike dhe financiare të institucioneve për vitin 2016.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *