Home / Kryesoret / Vdes një grua shtatzënë në Gjinekologjinë e Çairit

Vdes një grua shtatzënë në Gjinekologjinë e Çairit

Ka vdekur një grua shtatzënë 26 vjeçare në Çair, foshnja është gjallë dhe është e vendosur në inkubatorin e Klinikës për sëmundje të fëmijëve.

Sipas drejtorit të gjinekologjisë në Çair, gruaja e re në spital ka ardhur në orën 9 e 30 min në një gjendje të rëndë shëndetësore ku ka pasur probleme të frymëmarrjes, cianid, ku menjëherë është vendosur në sallën e operacionit duke u bërë gati për operacion. Por gjendja është bërë më dramatike, gruaja shtatzënë ka nisur që ta humbas vetëdijen. Pas një ore, mjekët kanë vendosur që ta lindin për ta shpëtuar foshnjën.

Pas operacionit, me veturë të Ndihmës së Shpejtë me dy anesteziolog, gruaja shtatzënë është çuar në kirurgjinë e qytetit.

Foshnja është gjallë dhe është vendosur në inkubatorin e Klinikës për sëmundje të fëmijëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *