Home / Kryesoret / Vendimi për falje tërhiqet më 15 maj, është kontraktuar datë e re për zgjedhje?!

Vendimi për falje tërhiqet më 15 maj, është kontraktuar datë e re për zgjedhje?!

Një burim i lartë partiak nga LSDM-ja për gazetën maqedonase “Dnevnik”, thotë se tanimë janë vizatuar konturat e marrëveshjes mes partive politike dhe faktorit ndërkombëtar për dalje nga kriza politike.

Ai nuk zbulon më shumë detaje për këtë që është kontraktuar por edhe se cili është qëndrimi i partive të tjera lidhur me këtë çështje. Informata nuk ka as vërtetim zyrtarë nga LSDM-ja, si dhe nuk ka kurfarr reagimi nga partia më e madhe në pushtet, VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-ja thonë se nuk ka mundësi kushtetuese që të rikonvokohet Kuvendi i Maqedonisë. Qëndrim zyrtarë nuk ka as nga kabineti i Presidentit Ivanov. Qëndrimi jo zyrtarë është përsëritje e pozicioneve të cilat i parashtroi Presidenti nga Villa Vodno.

Nga atje thonë se akoma janë në konsultime me ekspert juridik se si të tërhiqet vendimi për falje, por deri më tani nuk ka ndonjë zgjidhje konkrete.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *