Home / Kryesoret / Vetëm VMRO-DPMNE dorëzon listën e deputetëve në KSHZ

Vetëm VMRO-DPMNE dorëzon listën e deputetëve në KSHZ

Mbrëmë skadoi afati për dorëzimin e listave të kanditatëve për deputetë në zgjedhjet e 5 qershorit. Vetëm gjysmë ore para përmbylljes së afatit ligjor vetëm partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, dorëzoi pranë KSHZ-së listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin republikan. Mësohet se bartës i listës në njësinë zgjedhore numër 1 do të jetë ish kryeministri dhe njëherit kryetar aktual i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, njësinë zgjedhore numër 2 do ta udhëheq Nikolla Poposki, njësinë e tretë Ilija Dimovski, të kaërtën Nikolla Todorov, të pestën Antonio Milloshosi dhe njësinë e 6 zgjedhore Vllako Gjorçev.

Tri partitë tjera më të mëdha: Lidhja Social Demokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare nuk i dorëzuan emrat e kandidatëve.

Sipas ekspertëve, zgjedhjet pritet të shtyhen, por edhe në se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, vendos t’i organizojë ato më 5 qershor, ata nuk presin që të arrihet shkalla e nevojshme prej 40 për qind e pjesëmarrjes, që zgjedhjet të quhen të vlefshme.

Nga ana tjetër, procesi vështirë se do të pranohej nga organizatat ndërkombëtare, duke qenë se tri partitë më të mëdha do ta bojkotonin atë.

Komuniteti ndërkombëtar, përmes diplomatëve të Shkup është përpjekur të bindë autoritetet maqedonase që të krijojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve, duke bërë me dije se standardet e jo data, kanë rëndësi për zgjedhje demokratike, të ndershme dhe të pranueshme.

Sot në Shkup pritet të mbërrijë edhe diplomati gjerman Johanes Heindl për të ndërmjetësuar në ngërçin politik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *