Home / Lajme / Maqedoni / Veterani i UÇK-së godet Fatmir Limanin. Ndjehemi të turpëruar nga ky, mos e lejoni të mbajë fjalime

Veterani i UÇK-së godet Fatmir Limanin. Ndjehemi të turpëruar nga ky, mos e lejoni të mbajë fjalime

Ish ushtari i UÇK-së Sead ramadani nga Sllupçani  godet ashpër Fatmir Limanin nipin e Fazli Veliut. Ai  kërkon që t`i merret fjala, Fatmir Limanit. sepse  ndjehet i turpëruar që ish ushtarët e UÇK-së dhe ai si veteran i UÇK-së të përfaqësohen nga ky njeri dhe të dëgjojnë fjalime boshe për zgjidhjen e statusit të dëshmorëve, në kohën kur ky statusin personal e ka zgjidhur me një rrogë prej mbi 1.000 euro duke u bërë servil i maqedonasve, njofton TetovaSot.  Ramadani kërkon që Fatmir Limani të mos duket në tubimet përkujtimore as në Komunën e Likovës e as në vendet tjera. Ai mjafton që e ka zgjidhur statusin personal dhe të mos merret fare me SHVL-në.

A ka mundësi që Fatmir Limani të ndërpritet për ta marr fjalën nëpër tubimet përkujtimore në emër të SHVL. Arsyeja është kjo: Për pos manipulimit me ndjenjat nuk ka asnjë send në fjalimet e tija. Më duket një nënçmim i intelegjencës kur bën fjalim me përmbajtje kontroverse me realitetet e tij. Thotë në tubim para fëmijëve të dëshmorëve:” Së pari duhet rregullu statusin e dëshmorëve, pastaj statusin tonë personal të jetesës”.

Ndërkohë që ai ka mbi 1.000 euro rrogën. Nuk besoj se bëhet diçka shumë e keqe e madhe që ai mos me qenë kryetar i kësaj shoqate. Pa ndonjë keqkuptim, por më duket si nënçmim për vet neve. Për Fazli Veliun edhe pse nuk më pëlqente me fantazitë e veta, por kisha një ndalesë në veten time, për shkak të moshës që kishte, po tash edhe prej këtij të merremi me fantazia?! Nuk po më duket e arsyeshme”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Sead Ramadani veteran i luftës së UÇK-së.

Përndryshe Sead Ramadani është djali i vëllait të Hoxhës Jakup efendi Asipi që kanë dhënë një kontribut të madh në luftën e 2001. Ai është një aktivist i shoqërisë civile, ku në Anijen Humanitare Marmara që u sulmua nga forcat izraelite ishte edhe ai në tentim për ta zhbllokuar Gazën e bllokuar.

Ndërsa nipi i Fazli Veliut, Fatmir Limani është zv/drejotor i ELEM-it ku ditë më parë me heshtjen e tij u miratua një projket gjigant në komunën maqedonase. /TetovaSot/

13292854_10154067037336708_1248379733_n

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *