Home / Kryesoret / Vjedhje në zyrat e LSDM-së në Kisella Vodë

Vjedhje në zyrat e LSDM-së në Kisella Vodë

Mbrëmë është bërë vjedhje në zyrat e Organizimit Komunal të LSDM-së në Kisella Vodë, njofton Portalb.

“Më dhunë janë thyer bravat e 6 dyerve, janë vjedhur 3 laptopë – kompjutorë, dy kompjutorë – desk dhe një projektor. Janë dëmtuar edhe dy kompjutorë tjerë, të cilëve u janë nxjerrë hard – disqet dhe pjesët e tjera”, shkruhet në kumtesën e LSDM-së.

“Kjo vepër kriminale e dhunshme është e paraqitur në MPB, ndërkaq për këtë janë njoftuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend dhe misioni i OSBE/ODIHR-së. LSDM ashpër e dënon këtë incident dhe kërkon nga MPB që të merr masa të shpejta de efektive për gjetjen e kryersve të veprës penale dhe i njëjti të përballet me drejtësinë”, thonë nga LSDM.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *