Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE shkon vetë në zgjedhje!

VMRO-DPMNE shkon vetë në zgjedhje!

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjatë seancës së sotme, zyrtarisht ka përcaktuar se VMRO-DPMNE do të jetë e partia e vetme në fletëvotimet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për më 5 qershor.

Ndërsa, Lëvizja Popullore për Maqedoni nuk arriti të përmbush kushtet për të marrë pjesë në këto zgjedhje, për shkak se nuk ka futur 40% të kandidatëve femra në listën e saj. Partia e Janko Baçevit, Lëvizja Popullore për Maqedoninë, nuk i ka ndrequr parregullsitë brenda 24 orëve, siç kërkohej me ligj.

Ndërkaq, partia Social Demokrate e Maqedonisë e ka tërhequr vullnetariusht listën e saj që kishte paraqitur më herët në KSHZ.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *