Home / Lajme / Kronika e zezë / Zjarr në Gostivar – dëmi i përgjithshëm kap vlerën prej 20.000 euro

Zjarr në Gostivar – dëmi i përgjithshëm kap vlerën prej 20.000 euro

Dje në mbrëmje rreth orës 19,30 është denoncuar zjarr në hapësirat e bodrumit në objektin (furrë) nën marketin “Keta”, e locuar në rrugën “Ivo Llolla Ribar” në Gostivar, pronë e 39 vjeçarit B.J. nga Çajle.
Janë djegur pajisjet e furrës, inventari i punës, i cili shfrytëzohej në punën e përditshme, ndërsa dëmi i përgjithshëm material i djegies dhe dëmtimeve, sipas pronarit, vlerësohet në rreth 15 mijë euro.
Është kryer hetim, janë foto-dokumentuar dëmtimet, janë marrë gjurmë për ekspertizë dhe punohet në zbardhjen e shkaqeve dhe gjitha gjërave të lidhura me këtë zjarr.

Në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, më saktë në afërsi të udhëkryqit “Zdunjska”, sot paradite është ndaluar automjeti i tipit “Golf” me targa të Ohrit, e drejtuar nga kërçovari H.T. 25 vjeçar, e cila kishte lëvizur nga Kërçova.
Pak pas ndalimit të automjetit nga ana e nëpunësve policorë, shpërtheu zjarr në anën e djathtë të motorit, i cili shumë shpejtë është zgjeruar.
Është thirrur shërbimi kundër zjarrit nga Gostivari, i cili kishte intervenuar, por automjeti pothuajse ishte djegur në tërësi.
Nuk ka të lënduar, por dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 5000 euro. Është kryer hetim dhe vërtetohet shkaku i zjarrit dhe gjithçka tjetër.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *