Home / Kryesoret / Zymberi: Ja pse bojkotoj manifestimin e “2 Maj”-it në Sllupçan

Zymberi: Ja pse bojkotoj manifestimin e “2 Maj”-it në Sllupçan

Udhëheqësi i Policisë ushtarake të ish UÇK-së, legjenda e gjallë nga Sllupçani Abedin Zymberi ka reaguar ndaj manipulimit nga “2 Maj”-it nga ana e partisë politike në pushtet, shkruan Fakte. Ai ka bërë apel që partitë politike të mbajnë duart sa ma larg “2 Maj”-it, pasi ai u takon luftëtarëve, dëshmorëve, familjeve të tyre dhe invalidëve të luftës. Çdo tentim për ta manipuluar këtë ditë të lavdishme, do të mallkohet nga gjaku i derdhur për liri. Në vazhdim prononcimin e plotë të Zymberit:

“Sot është 15 vjetori i ditës së shpalljes zonë e lirë në Karadak. Si pjesëmarrës direkt i asaj ngjarje që ka lënë kujtime të veçanta e të paharrueshme në jetën time, si ish-komandant dhe familjar i martirëve që më së shumti dhamë për luftën e 2001-shit, për ate se çka ka ndodhur gjatë luftës do flas një herë tjetër. Do të them disa fjalë për zhvillimet e pas luftës, si iniciator i parë për organizimin e manifestimit të 2 majit isha unë si kryetar i Këshillit të Sllupçanit bashkë me disa shokë dhe bashkëluftëtarë. Qëllimi i mbajtjes së 2 majit si manifestim tradicional ishte që çdo vit të festohet dhe kjo ditë të jetë dita ku do t’i bashkojë gjithë shqiptarët kudo që janë, pavarësisht përcaktimeve politike, si ditë ku do të nderohen dëshmorët, si ditë ku do të takohen bashkëluftëtarët, ditë ku do të takohen veteranët me popullatën, ditë ku do të shpalosen kujtimet e luftës së shenjtë, ditë ku do të rrespektohet vlera.
FATKEQËSISHT, 2 maji, nga një ditë kombëtare u shëndërrua në ditë ku u shkel vlera, u shkel djersa dhe amaneti. Këtë ditë, ata që e bënë “2 maj”-in aspak nuk vlersohen dhe nuk vijnë në shprehje për ta lartësuar “2 maj”-in, në këtë ditë më së paku po flitet për “2 maj”-in dhe vlerën e saj, në këtë ditë po bëhet politikë dhe po përvetësohet lufta nga individ të papërgjegjshëm, sot flasin politikanët të cilët sot më së paku e kan fjalën në këtë manifestim. Nga një organizim gjithëkombëtarë u bë organizim partiak dhe kjo bënë që të tjerët të mos jenë prezent sot. Sot më së shumti në fjalimet e të pranishmive flitet për politik dhe gënjeshtrat e të arriturave politike se sa për realitetin politik dhe vlerën e kasaj dite. 2 maji është uzurpuar nga njerëzit që më së paku jan meritorë. Politika dhe politikanët sa më larg duart nga 2 maji, 2 maji është i luftëtarëve, i familjeve të dëshmorëve, i invalidëve të luftës dhe veprimtarëve të sajë. Çdo manipulim me 2 majin do të mallkohet nga gjaku i derdhur për liri. LAVDI…. *Abedin Zymberi* ish-komandant i UÇK-së”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *