Home / Lajme / Botë / 8-të fëmijë të Muhammad Ali, do të luftojnë për pasurinë e tij

8-të fëmijë të Muhammad Ali, do të luftojnë për pasurinë e tij

Nëntë fëmijë të Muhammad Ali me katër gra të ndryshme, do të luftojnë për të trashëguar pasurinë e tij prej 80 milionë dollarësh.

Në momentin që ata e kuptuan se gjendja e tij ishte përkeqësuar, nga të gjitha qoshet e Amerikës ata kishin shkuar në Arizonna, në spitalin ku ai po trajtohej.

“I pëshpëritëm në vesh duke i thënë se ‘tani mund të shkosh. Ne do të jemi mirë. Të duam shumë”, ka thënë vajza e tij Hana.

“Të gjithë po e përqafonim dhe po ia shtrëngonim dorën, duke i thënë lutjet islame”.

Mirëpo, pas këtyre fjalëve të bukura e të ëmbla ekziston frika se dorëzat do të hiqen, dhe beteja për 80 milionëshin do të fillojë.

Ali ka një djalë 44 vjeçar, Muhammad Junior, i cili ka thënë se kishte 2 vjet që nuk fliste me babanë e tij dhe çdo përpjekje e tija për të kontaktuar, kishte qenë e kotë.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *