Home / Kryesoret / Agim Nuhiu: MPB-ja do të punojë me dy turne për mërgimtarët

Agim Nuhiu: MPB-ja do të punojë me dy turne për mërgimtarët

Zv/ministri i MPB-së Agim Nuhiu ju garanton mërgimtarëve se nuk do të presin me orë të tëra para sporteleve të MPB-së për të marrë dokumentet e nevojshme. Ai thotë se shërbimet e MPB-së gjatë periudhës kur mërgimtarët do të kthehen në vendlindje do të punonjë me dy turne prej orës 08:30 deri ora 19:30.

“Shërbimet e MPB-së gjatë periudhës kur mërgimtarët do të kthehen në vendlindje do të punonjë me dy turne prej orës 08:30 deri ora 19:30. Gjatë kësaj kohe të gjithë qytetarët do të mund t’ju drejtohen shërbimeve të MPB-së për t’i nxjerrë dokumentet personal” thotë Nuhiu për TetovaSot
Ai gjithashtu thotë se edhe mërgimtarët që nuk do të kenë mundësi për shkaqe të arsyeshme të shkojnë fizikisht në zyrat e MPB-së për t’u fotografuar, MPB-ja do t’i angazhojë Pikat mobile për të shkuar në shtëpitë e tyre për t’i fotografuar.

MPB-ja ditë më parë hartoi edhe planin për regjimin e kontrolleve kufitare për periudhën e verës kur kthehen mërgimtarët në vendëlindje duke parashikuar reduktimin e kohëzgjatjes së kontrollimit të pasaportave, ngritjen e kapaciteteve për shmangie të veprimeve që mund të shkaktojnë dëm pronës dhe pasurisë së udhëtarëve.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *