Home / Lajme / Botë / AGJËRIMI I RAMAZANIT, VLERA DHE RREGULLAT E TIJ

AGJËRIMI I RAMAZANIT, VLERA DHE RREGULLAT E TIJ

“O ju që besuat, agjërimi (saum) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm” (El-Bekare : 183)

Nga Doc. Dr. Abdulxhemil NESIMI

Agjërimi i muajit Ramazan është detyrim Islam dhe një nga pesë shtyllat kryesore të tij. Për agjërimin Islam, i Plotëfuqishmi zgjodhi këtë muaj të bekuar, i cili në shpirtin e muslimanit zë një vend të posaçëm, ngase në këtë muaj zbritën ajetet e para Kur’anore të cilat i barti shpirti besnik (Xhibrili) deri në zemrën e besnikut, Muhamedit (a.s).

Që me shfaqjen të njeriut të parë në tokë, midis shumë detyrash përkundrejt Krijuesit të tij, ishte edhe agjërimi, që prej tij të ketë dobi si trupi ashtu edhe shpirti i njeriut, shpirti ka prejardhje hyjnore dhe është i pajisur me besim dhe ideale të larta, kurse trupi ka prejardhje tokësore, mu për atë ka edhe karakter material.

All-llahu Fuqiplotë duke e njohur natyrshmërinë e njeriut, aftësit dhe dobësit e tij, njerëzimit i dërgoj profet dhe i zbriti libër për t’i drejtuar në rrug të vërtetë, nëpërmjet të dërguarve njerëzimit ia mësoj të besuarit në një Zot dhe si t’i zbatoj dispozitat dhe urdhërat e Tij.

Ibadete në Islam janë të ndryshme, disa prej tyre shprehen me fjalë si: lutjet e ndryshme, të përmendurit e All-llahut xh.sh, thirrja në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, të mësuarit etj. Disa Ibadete shfaqen me lëvizje trupore, siç Namazi, apo materiale, siç Zeqati, apo të dyja së bashku si Haxhi. Por ekzistojnë ibadete që nuk janë as fjalë as vepra por janë vetëm përmbajtje, siç agjërimi. Është e natyrshme që All-llahu i Madhërishëm për ta zbritur librin më të vlefshëm, krijesës më të dashur, të zgjedh edhe muajin më të mirë, që të jetë nikoqir për t’u obliguar në të ky ibadet vjetor – agjërimi.

Ramazani është muaji i nëntë sipas kalendarit Islam, kurse muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe të Pejgamberit (a.s).

Urtësia Hyjnore është që ibadetet të bëhen sipas kalendarit lënorë. Muajit hënor në krahasim me muajt e kalendarit diellor lëvizin 10 ditë prapa. Kështu duke qenë se agjërimi fillon çdo vit 10 ditë më herët muaji i Ramazanit në rreth 33 vite i ka përshkruar të gjitha stinët dhe muajit e vitit.

Duke patur para sysh se midis rajoneve të botës ekzistojnë ndryshime të rëndësishme, ku në një kohë në hemisferën veriore kemi dimër, kurse në hemisferën jugore vazhdon stina e verës. Në qoftë se agjërimi do të bëhej në një stinë të caktuar sipas kalendarit diellor, atëherë, muslimanët që jetojnë në disa zona do të agjëronin gjatë gjithë jetës në stinë të nxehët dhe me ditë të gjatë, kurse një pjesë tjetër e muslimanëve do të agjëronin përherë në ditë të shkurtëra dimri. Një gjë e tillë siguron që myslimanët të agjërojnë në stinë të ndryshme dhe të mësohen me vështirësitë e secilës stinë të vitit për ti eliminuar disavantazhet.

Lashtësia e agjërimit

Fenomeni i agjërimit është shumë i hershëm, njëherit lashtësia e agjërimit flet për rëndësin e tij dhe për faktin se në shpirtin e njeriut përherë është ushqyer ndjenja për adhurimin e All-llahut Fuqiplotë në forma të ndryshme.

Agjërimi, ashtu siç shprehet Kur’ani Famëlartë është një ibadet që ka ekzistuar edhe në religjionet tjera para zbritjes së Kur’anit dhe që shkon deri në kohë shumë të vjetra, të cilën lashtësi e përshkruan ajeti i agjërimit:

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompenzim, ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aqë më mirë për te. Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i mirë për ju.” (El Bekare : 183-184)

“Ditët e caktuara” që i përmend Kur’ani Famëlartë, janë muaji i Ramazanit, në të cilin filloi shpallja e Kur’anit, si udhërrëfyes për njerëzinë dhe si dëshmi e qartë që shpie në rrugën e drejtë dhe që e ndanë të vërtetën nga e pavërteta.

Nga ajeti i cituar më lartë shihet se agjërimi ka qenë i obliguar edhe para ardhjes së Muhamedit (a.s). Disa nga ata popuj janë shfarosur, e disa jetojnë edhe sot, siç janë, kinezët, indianët, persianët, egjiptianët etj.

Në ungjijt (sipas Mateut dhe Lukës) gjithashtu flitet për agjërimin. Dispozitat e agjërimit në Dhiatën e Vjetër (Bibël) janë të paqarta, mirpo dihet se Musai (a.s) agjëronte nga dyzet ditë.

Fakti se institucioni i agjërimit haset edhe te popujt paganë, flet se edhe këtyre popujve u kanë ardhur pejgamberë me urdhëresa të njëjta ose të ngjajshme, të cilat i ka shpallur edhe Kur’ani. Ndërkohë që disa popuj agjërimin e kuptonin si vetmundim – duke mos ngrënë asgjë për një kohë të gjatë (brahmanët, budistët), të tjerët hanin, duke e lënë vetëm mishin dhe dhjamin e kafshëve (te krishterët).

Për sa i përket agjërimi në Islam ai është i një natyre krejtësisht tjetër nga ai që zbatohej më herët. Së pari me agjërim kryejmë një obligim ndaj Zotit dhe i përgjigjemi urdhërit të Tij. Njëherit kjo është edhe esenca e vet agjërimit, me anë të së cilit shprhehim bindjen, devotshmërin dhe sinqeritetin tonë ndaj Krijuesit.

Në vitin e dytë pas mërgimit të Muhamedit a.s nga Mekka në Medinë (623-624) ishin ajete e Kur’anit në suren El Bekare (ajetet: 183-185 dhe 189), hapi i parë në rrugën e themelimit të praktikës së pavarur të re të agjërimit për bashkësinë Islame, plotësimi dhe përcaktimi i rregullave rituale të të cilës do të mbetej detyrë e juridiksionit të mëvonshëm.

Është faktë i pamohueshëm se muslimanët kanë agjëruar edhe para kësaj date, por jo në muajin Ramazan, ngase agjërimi në këtë muaj nuk ishte i detyrueshëm para zbritjes së ajeteve që flasin për obligeshmërin e agjërimit. Më parë Pejgamberi (a.s) agjëronte ditë të caktuara dhe atë tre ditë në çdo muaj: ditën e 10, 20 dhe 30, “ (jeni të obliguar për) Ditë të caktuara” (El-Bekare : 184). Njëherit kjo ishte si parapregatitje për muslimanët që kur të zbresin ajetet që obligojnë agjërimin e këtij muaji të jenë të pregaditur.

Në muajin Sha’ban të vitit të dytë hixhrij, Muhamedit (a.s) i zbresin ajetet Kur’anore të cilat obligojnë agjërimin e këtij muaji për mbarë muslimanët që plotësojnë kushtet për agjërim:

“Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë” (El-Bekare : 185)

Që nga viti i dytë hixhrij muslimanët agjërojnë muajin e Ramazanit si obligim të domosdoshëm. Ata e aplikojnë atë me një devotshmëri të panjohur më parë, me vullnet dhe dashuri, me një disiplinë të lartë e të pashembullt në historinë e agjërimit.

Përkufizimi i agjërimit në Islam

Agjërimi është një nga pesë shtyllat mbi të cilat risëndërtohet Islami. Është një institucion edukativo – moral i cili synon edukimin fizik dhe shpirtëror të njeriut. Fjala agjërim es-seum, sipas konceptit Islam do të thotë: të përmbajturit, të larguarit, heqje dorë nga të ngrënët, të pirët dhe nga marëdhëniet intime, që nga agu i parë dhe deri në perendim të diellit.

Në ajetet e Kur’anit të transmetuara në Mekë ky term potencohet vetëm një herë. Aty i urdhërohet Merjemit r.a që të flasë nëpërmjet mbulesës me këto fjalë:

“Dhe ha, pi dhe qofsh e gëzuar (tekstualisht: me sy të freskët)! Dhe kur të shohësh ndonjë nga njerëzit, thuaj: i kam lëvduar (premtuar, dhuruar) të mëshirëshmit (Zotit) agjërim. Prandaj sot nuk do të flas me asnjë krijesë njerëzore” (Merjem : 26)

Përkatësisht bëhet nga komentuesit e Kur’anit në këtë pikë lidhja e termit saum (agjërim) me “heshtjen –samt” si shenjë e përkores, e cila është karakteristike gjatë agjërimit Islam dhe në të gjitha sferat e jetës së përditëshme.

Agjërim në kuptimin gjuhësor do të thotë: shmangëje dhe privim, ndërsa në kuptimin fetar me agjërim nënkuptojmë: privimi i vetvetes dhe ndalimin e saj nga ngrënia, pirja, dhe nga marëdhëniet intime prej nga agu i parë deri në perëndimin e diellit, duke pasur si qëllim adhurimin e All-llahut Fuqiplotë.

Nga përkufizimi i agjërimit arrijmë të kuptojmë se me agjërim nënkuptojmë kontrollin e nefsit nga ana e individit duke bërë nijet dhe duke filluar nga agimi e deri në perëndim të diellit. Gjatë këtij intervali kohorë agjëruesi qëndron largë ushqimit, pijeve, përgojimeve, me një fjalë largë të keqes dhe të kotës. Pra, me agjërimin kemi të bëjmë me kontrollin e nefsit, dëshirave, pasioneve e kështu me rradhë.

Kush është i obliguar të agjërojë?

Agjërimi islam është detyrë e domosdoshme fetare për çdo musliman dhe muslimane të moshës madhore dhe të mençur, që të heqë dorë nga ushqimi, pija, marrëdhëniet intime, duhani dhe veprimet e ngjajshme që e prishin agjërimin që nga agimi deri në përendim të diellit, me nijet që këtë ta bëjë në emër të All-llahut, me kusht që ai nuk është udhëtar dhe që në vetvete nuk ka pengesa për agjërim.

Për të miturin agjërimi nuk është obligim, por i preferohet agjërimi në mënyrë që të mësohet dhe t’i bëhet shprehi agjërimi i muajit të Ramazanit. Personi i çmendur nuk është i obliguar të agjërojë dhe po ashtu nuk e ka obligim kompensimin e tij me fidje (ushqimi ditor) edhe në qoftë se është person i rritur. Në këtë kategori bënë pjesë edhe personi me të meta mendore dhe njeriu me mendje të brishtë (el-m’atuh), i cili nuk i dallon gjërat.

Personi i cili nuk është në gjendje të agjërojë për shkak të pengesave të vazhdueshme, siç janë mosha e vjetër ose sëmundje për të cilën nuk pritet shërim i shpejtë, është i obligueshëm që për çdo ditë të pa agjëruar të jep fidje – të ushqyerit e të varfërve.

Pacienti, shërimi i të cilit pritet në një të ardhme të afërt, mund të mos agjërojë nëse agjërimi do t’i paraqet vështirësi për shëndetin e tij, por ai ato ditë të pa agjëruara do t’i kompensojë pasi t’i përmirësohet gjendja e tij shëndetësore dhe pasi të shërohet. Gratë shtatzëna dhe nënat mëndeshë, nëse ato e kanë vështirë të agjërojnë për shkak të shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, ose në qoftë se frikësohen për fëmijën e vetë, do të ndërprenë agjërimin, ndërkaq ditët e pa agjëruara do t’i kompensojnë kur agjërimi do t’u bëhet i lehtë dhe pa frikë.

Gratë në periudhën e menstruacioneve dhe lehonisë do të ndërprenë agjërimin, por do të kompensojë ditë të lëshuara, e në qoftë se ka ndodhur se ajo agjëronte, nuk do t’i jetë e vlefshme.

Personi i cili është i detyruar të ndërpresë agjërimin për të shpëtuar të pafajshmin nga përmbytja apo zjarri, do të ndërprenë agjërimin për këto shkaqe, por do të kompenson agjërimin.

Për sa i përket udhëtarit, nëse dëshiron mund të agjëron e nëse dëshiron mund të mos agjëron (për arsye se e ka të lejuar), por ditët e lëshuara të agjërimit do t’i kompensojë pa marr parasysh se a ishte udhëtimi i papritur apo udhëtimi i përditshëm siç e bëjnë taksistët.

Këto janë disa performanca që kanë të bëjnë me agjëruesin, me që është vështirë të prezantohen që të gjitha problematikat që shfaqen gjatë agjërimit dhe të privuarit nga ky detyrim fundamental i Islamit.

Begatitë e muajit Ramazan

Vërtetë All-llahu Fuqiplotë e ka begatuar ummetin e Muhammedit (a.s) me muajin e Ramazanit, muaji në të cilin është zbritur Kur’ani, ku All-llahu xh.sh. thotë: “Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë ..” (El-Bekare : 185)

Është muaj i agjërimit, i faljes së namazit, muaj i begatshëm. Për vlerat e mëdha të këtij muaji dhe të agjërimit të tij, Profeti Muhamed (alejhi selam) i i përgëzonte sahabët e tij para se të vinte ky muaj duke thënë: “Ju ka ardhur një muaj i bekuar, në të cilin është bërë detyrim agjërimi. Në këtë muaj janë hapur dyert e Xhenetit, janë mbyllur dyert e Xhehenemit dhe shejtanët janë lidhur në pranga. Në të gjendet një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj.”

Po ashtu transmetohet nga Tirmidhiu, Ibn Hibbani, Ibn Maxheh dhe Bejhekiu, e që është vlerësuar si hadith sahih, nga Ebu Hurejra (r.a), se Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: “Çdo natë (prej netëve të Ramazanit) thërret një thirrës (Melek): “O ti, i cili dëshiron punë të hajrit, prano (këto shpërblime që ti ka dhuruar Allahu në këtë muaj), dhe o ti, i cili dëshiron punë të këqija, pakësoj ato.”

Dobitë e agjerimit

Agjërimi është një adhurim i pasur me dobi shpirtërore, sociale dhe mjekësore. Nga dobitë shpirtërore mund të përmendim: agjërimi e forcon më shumë besimtarin në sinqeritetin e tij ndaj Allahut, e bën atë më të durueshëm nga uria dhe etja dhe kjo gjë e forcon atë më shumë për sprovat e jetës.

Agjërimi e bën besimtarin të mendojë më shumë praktikisht për njerëzit e varfër, të cilën në shumë raste kanë uri dhe i merr etja. Agjërimi e largon njeriun nga mëkatet dhe në të njëjtën kohë e nxit besimtarin të punojë brenda këtij adhurimi e të veprojë punë të mira. Ai e nxit besimtarin të ndihet më afër me besimtarët e tjerë. Agjërimi e pastron besimtarin nga veset e liga e kështu me radhë.

a. Aspekti shëndetsorë i agjërimit

Agjërimi si institucion fetar dhe si subjekt mjekësor, është aq i vjetër sa edhe vetë njerëzimi. Në lidhje me efektin shërues të agjërimiti muslimanët prëcjellin thënien famoze të Muhamedit (a.s) që e ka thënë para XV shekujsh: “Agjëroni që të jeni të shëndetshëm”, nxjerr në pah vlerat kuruese të agjërimit. Shprehja “do të jeni të shëndetshëm” paraqet formën maksimale kurative për agjëruesin, në favor të dy pjesëve përbërëse të njeriut, të trupit dhe të shpirtit.

Se agjërimi është i dobishëm për shëndetin, dëshmojnë edhe shumë studime si të shkëncëtarëve Islam ashtu edhe të tjerët.

Agjërimi si parandalim është shumë i efektshëm për shëndetin e njeriut. Njeriu duke agjëruar, ndryshon orarin e punës të organeve të tretjes, i le të pushojnë organet e ushqimit. Ata pastrohen nga hedhja e mbeturinave të trupit, helmeve të tubuara nga konsumimi i ushqimit, ilaçeve, pierja e duhanit etj. Organizmi shpenzon dhjamin e tepërt duke zvogluar peshën e trupit, tensionin e gjakut, me të rregullohet frymëmarja, forcohet tonusi i zemrës etj.

Sipas Hipokrati, babai i mjekësisë: “Njeriu është mjek i vetvetes.. nëse trupi nuk është i pastruar, sa më shumë ta ushqesh, aq më shumë do ta dëmtosh.”

Duhet të kemi një gjë të qartë se Krijuesi i gjithësisë nuk e ngarkon krijesën më tepër se sa duhet dhe mund të bartë. Nuk kërkon prej tij më shumë se sa ai mund të realizoj. Është absurde dhe e palogjikëshme që të mendohet se Krijuesi do të ngarkonte krijesën e Tij me atë që do të dëmtontë dhe do të ishte në disfavor të tij. Kësaj njëherit i referohet ajeti Kur’anor ku thuhet:

“E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju” (El Bekare : 185)

b. Aspekti social i agjërimit

Agjërimi përpos asaj që ka karakter fetar dhe moral ka edhe karakter human. Besimtari në këtë muaj solidarizohet më tepër se kurrë. Ai është më afër të varfërit, ngase tërë ditën kalon me stomak të shprazët dhe është i obliguar që në këtë muaj të japë Zeqat dhe sadekatul fitër të varfërve.

Ai që agjëron ndjen se si njerëzimi ka nevojë madje për një kafshat bukë, për një gllënjëk ujë, se si i dobëti e i pamunduri është përballë All-llahut, sado i fuqishëm qoftë dhe cili do qoftë pozita dhe posti i tij.

Andaj, gjatë Ramazanit njerëzit tregojnë kujdes dhe i kushtojnë rëndësi edhe ndihmës ndaj të tjerëve, sidomos të varfërve. E para në këtë aspekt është edhe aspekti socila i Ramazanit, ku muslimani pikërisht në këtë muaj e jep Zeqatin.

Madje, të ftosh dikë në iftar e forcon akoma edhe më shumë ndjenjën e miqësisë dhe solidaritetit, ku nëpër qytete të ndryshme të botës islame shtrohen sofra e iftarit (maidetu er Rahman) për skamorët. Qëllimi është që gjatë muajit të Ramazanit të gjithë të jenë të qetë shpirtërisht dhe të lumtur.

Një prej ibadeteve që kryhet gjatë këtij muaji është edhe namazi i taravisë. Taravija është një namaz që falet vetë mbrëmjeve të Ramazanit dhe atë, pas faljes së namazit të jacisë. Nuk është namaz i detyrueshëm, vetëm se falja e këtij namazi konsiderohet sevab. Sipas bindjeve tona, nuk mund ta imagjinohet Ramazani pa falje të taravisë, edhe pse i Dërguari i Perëndisë ka munguar nga falja e tij nga frika që mos tu obligohet muslimanëve. Imazhin që na i përcjell bashkëshortja e tij, Aishja r.a kur flet për të Dërguarin e All-llahut se: “Kishte dëshirë që të kryej diçka, por distancohej nga frika që mos tu obligohej muslimanëve.”

Nuk është vetëm kjo, në agjërim ka edhe urtësi të tjera të cilat shkenca ende nuk i ka zbuluar dhe do të mbeten si enigmë për të ardhmen, ngase agjërimi do të jetë i detyrueshëm deri sa të ekzistoj gjithësia.

Agjërimi kultivon tek njeriu virtytin e çiltërsisë shpirtërore, për arsye se individi kur agjëron, këtë akt ia dedikon Zotit të Gjithësisë. Individi që e kryen këtë ritual në mënyrë të përpiktë, padyshim është një njeri që mund t’i disiplinojë dëshirat dhe pasionet e tij nga ngacmimet instiktive materiale. Ky person karakterizohet si një personalitet dhe karakter të lartë devocioni. Agjërimi njeriut i rikujton All-llahun Fuqiplotë dhe tek agjëruesi zhvillon ndjenjën e përgjegjësisë.

Mbi gjitha, agjërimi është sprovë e mirë morale që e pastron njeriun nga veset e këqija, që e largon individin nga veset e shëmtuara dhe i mbjellë tek ai zakone të mira. Ai që agjëron dhe qëndron për një kohë të kufizuar larg të mirave që na i ka dhuruar Krijuesi e kupton edhe më mirë vlerën e këtyre mirësive. Qëndrimi largë mirësive që ia ka falë Perëndia njeriut ka për qëllim kuptimin, ruajtjen dhe të falënderuarit e Zotit për gjithë këto mirësi që i ka falur. Kjo sprovë morale që vazhdon për gjatë një muaj rrënjos në zemër frikën ndaj All-llahut.

Ramazani muaj i triumfit

Duhet ta kemi të qartë se muaji i Ramazanit nuk është muaj i stagnimit, shpenzimeve, mbushje të strajcave dhe stomakut. Aq më pakës muaj i pushimit, rahatisë dhe gjumit, duke e ndryshuar orarin e ditës me të natës. Ditën t’i kalojmë në gjumë kurse natën të lozim, shikojm telenovela apo duke i lëvizë faqet e facebook-ut.

Nëse shfletojmë faqet e historisë tonë të lavdishme do të kuptojmë se arritjet dhe ngjarjet më të mëdha të muslimanëve kanë ndodhur pikërisht në këtë muaj. Lirisht mund të themi se muaji Ramazan është muaj i ngjarjeve më të rëndësishme që njehë historia Islame.

Është muaj në të cilën triumfuan muslimanët, ngase më 17 Ramazan, vitin e 2 hixhrij, muslimanët triumfojnë për herë të parë kundër idhujtarëve në Bedër. Në vitin e 8 hixhrij, po në Ramazan, muslimanët e çlirojnë Meken. Po në Ramazan të vitit 15 hixhrij ushtria muslimane korrë fitoren e njohur në Kadisije kundër zjarputistëve.

Një rëndësi të veçantë merr muaji i agjërimit të Ramazanit përmes thënies në Kur’an, sipas së cilës pikërisht ky muaj ka qenë ai, kur më 27 të Ramazanit të vitit 610, kur Muhammedi a.s i kishte mbushur të katërdhjetat, zbresin ajetet e para të Kur’anit Famëlartë. Pra, All-llahu xh.sh e nderoi këtë muaj dhe e veçoi me dy gjëra: obligimin e agjërimit dhe zbritjen e Kur’anit Famëlartë. Kjo ndodhi festohet gjatë natës së 27 të Ramazanit si nata e përcaktimit hyjnor, e cila natë në gjuhën arabe quhet ‘Lailatul-kadr’. Kjo festë është me orgjinë kur’anore; përkujtimit të zbulesës së Kur’anit i përkushtohet sureja 97, kaptina el Kadrit.

Pra, agjërimi është përgatitje e shpirtit për të lexuar Kur’anin dhe për të studjuar atë. Në agjërim shpirti gjen qetësi dhe pregatitet për të pranuar fjalët e All-llahut të Madhërishëm. Mirësitë të cilat i arrinë individi përmes agjërimit, namazit, leximit të Kur’anit etj, ka një dimension të gjërë dhe i përfshinë të gjitha veprat. Studio ajetin Kur’anor ku thuhet: “Ti nuk do të bësh asgjë, as nuk do të lexosh asgjë nga Kur’ani, as nuk do të punoni kurrfarë pune, e që Ne mos të jemi dëshmitarë, kur ju të thelloheni në të” (Junus : 61)

Agjërimi nuk është thjesht të privuarit e vetes nga të ngrënurit dhe të pimurit. Thjesht, kjo do të ishte një gabim shumë i madhë nëse e vlerësonim agjërimin vetëm në këtë aspekt.

Shprehja “që të mbroheni”, që ndodhet në fund të ajetit të agjërimit ku thuhet se agjërimi është obligim, flet për domethënien e agjërimit. Madje, i Dërguari i All-llahut thotë se agjërimi është një mburojë, “Atëherë, ai që agjëron të mos thotë fjalë të këqija. Atij që kërkon ta ngacmojë dhe grindet me të ti thotë dy herë se është me agjërim.”

Ashtu siç e ruan mburoja të zotin nga armiku, në të njëjtën mënyrë e ruan edhe agjërimi njeriun nga të këqijat dhe gjynahet. Ardhja e Ramazanit e ndryshon gati në tërsi jetën e tërë muslimanëve mbarë. E tërë bota Islame dhe të gjithë muslimanët ku do që janë e presin muajin e shenjët të Ramazanit. Lexojnë Kur’an, falin Namaz, japin lëmosh, sadakatul-firin etj. Janë human, solidarizohen me nevojtarët dhe janë më bujar se kurdoherë tjetër. Edhe ne, si të gjithë muslimanët tjerë ndryshojmë jetën tonë gjatë Ramazanit. Në kuadër të përgatitjeve për muajin e Ramazanit, Bashkësia Fetare Islame bën një sër përgatitjesh që besimtarëve t’ua plotësoj dëshirat e tyre. Organizon tribuna të ndryshme, lexohet Kur’an, ligjëruesit mbajn ligjëratat e tyre, Xhamitë vizitohen nga profesor të Fakultetit të Shkencave Islame dhe Medresesë.

Me një fjalë ky muaj madhështohet si në mjetet elektronike ashtu edhe në ato të shtypit. Kjo më inspiron në thënien profetike: “Sikur të kuptojshin muslimanët urtësinë e agjërimit do të lutshin Perendin që i tërë viti të jetë Ramazan.”

Mirë se erdhe muaji i pastrimit, mëshirës dhe që largon njerëzimin nga mëkatet.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *