Home / Kryesoret / Ahmeti: Harrojeni federalizimin e Maqedonisë

Ahmeti: Harrojeni federalizimin e Maqedonisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se thirrjet për federalizim të Maqedonisë janë jo praktike dhe i ka hedhur poshtë konstatimet se partia BDI është marionetë e partisë në pushtet VMRO-DPMNE. Kështu ka bërë të ditur Ahmeti në intervistën e dhënë për rrjetin ballkanik “BIRN”. Ai thotë se partia e tij ka sjellur një vendim të mirë që të mbetet në qeveri, pasi sipas tij votuesit e kan zgjedhur partinë që ti përfaqësoj ata, e jo që të “shëtisin nëpër rrugë”.

Sipas kryetarit Ahmeti, ndarja e Maqedonisë në dy pjesë federale do të ishte tepër problematike, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve jetojnë në vendbanimet të përziera etnike.

“Që të diskutojmë për kësi lloj temash, patjetër duhet që ta njihni konfiguracionin, pra gjeografinë e vendit dhe lagjet e saja. Si do ta bëni federalizimin ose konfederatën kur ato dy njësi federale do të kenë kufij të definuar territorial”, ka parashtruar pyetjen kryetari i BDI-së, Ahmeti. Ai ka folur edhe për incidentin që ndodhi në maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku në përleshjen e armatosur mes grupit shqiptarë dhe policisë humbën jetën 18 persona.

Ahmeti thotë se nuk ka mundur të bëj më shumë që ti pengoj këto incidente. “Për mua është ende një mister se kush i organizoi, planifikoi dhe e inkurajoi këtë, shumë herë kam deklaruar se njihem me disa nga personat e armatosur. Ata kanë qenë ushtarët e mi në konfliktin e vitit 2001. Më vjen keq për ata, për jetën dhe familjet e tyre”, ka deklaruar mes tjerash kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *