Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksidente në Shkup: Në 13 fatkeqësi janë lënduar 7 persona

Aksidente në Shkup: Në 13 fatkeqësi janë lënduar 7 persona

Dje në rajonin e SPB-Shkup kanë ndodhur 13 aksidente nga të cilat gjashtë janë me pasoja dëme materiale, ndërsa gjashtë aksidente janë me lëndime të lehta ku lëndime të lehta kanë marrë shtatë persona. Në një aksident vozitësi i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda trupore.

Siç informon për MIA inspektori Dragan Veljanovski, dje pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesë marrësit e trafikut nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar numër i madh i kundërvajtjeve.
Njëmbëdhjetë vozitës nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë në lëvizje, tre persona i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit dhe janë larguar nga trafikut, pesë vozitës gjatë kohës kur drejtonin automjetet nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular. 15 këmbësor kanë kaluar jashtë vendit të caktuar për këmbësorë ose kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit për këmbësorë.
Janë kapur edhe katër vozitës të cilët gjatë kohës kur drejtonin biçikletën me motor, motoçikletën nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse.

Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së kaluar janë larguar 58 automjete.
Sektori për preventivë pranë SPB-Shkup, me fillim në orën 19 në hapësirat e PSON Gazi Baba, do të mbajë mësim për trafikun ku do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në trafik që kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësinë e këmbësorëve.
Në kuadër të projektit “Kultura në trafik e fëmijëve të qendrave parashkollore” do të realizohen punëtori edukative në Kopshtin e fëmijëve “Rade Jovçevski – Korçagin”, objekti “E përhitura”, e cila gjendet në rajonin e Komunës Qendër.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *