Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksion i madh policor në Malësinë e Tetovës për kapjen e sulmuesit të policëve

Aksion i madh policor në Malësinë e Tetovës për kapjen e sulmuesit të policëve

Një aksion i madh policorë është duke u zhvilluar që në orët e hershme të mëngjesit në një pjesë të madhe të Malësisë së Tetovës, mëson ekskluzivisht Zhurnal.

Burimet nga tereni njoftojnë se policia është vënë në ndjekje të sulmuesit që dje bëri për spital policët të cilët ishin në aksion për kapjen e një të burgosuri i cili kishte refuzuar të kthehet në qeli.

Forca të shumta policore të arrmatosur me kallashnikov po bëjnë kërkimet në disa pjesë të Malësisë së Tetovës përfshirë fshatrat nga ana e Kalasë së qytetit ku flitet se është fshehur sulmuesi.

Ndryshe dje në një incident në një lagje të Tetovës u lënduan tre polic mes tyre njëri në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjendet në rezik për jetën. Ai ishte operuar në kokë për katër orë, njofton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *