Home / Kryesoret / Aksion policor në Tetovë dhe rrethinë, konfiskohen aparate për lojëra fati

Aksion policor në Tetovë dhe rrethinë, konfiskohen aparate për lojëra fati

Të hënën pasdite nga ora 16 deri 19, policia e SPB-Tetovë, në bashkëpunim dhe koordinim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë kryer një aksion të përbashkët dhe kontrolle në disa lokale në Tetovë, Tearcë dhe Dobroshte dhe të cilat në mënyrë të paligjshme kanë punuar në lojërat e fatit, njofton SPB-Tetovë.

Në tre objektet pa firma, ku pronarët e të cilëve janë identifikuar, janë gjetur dhe konfiskuar: 13 TV, 6 shtëpiza për kompjuter, 8 monitora, 4 tastierë, 3 aparate për lojra me qentë, lexuesit barkodeesh, 4 printera të vogla, 3 minj, dhe 1 printer dhe një resiver, transmeton TetovaSot.

Janë ndërmarr masat e dhe aktivitetet për sqarimin e plotë të të gjitha detajeve që kanë të bëjnë me funksionimin e tri objekteve, dhe për pronarët do të ketë parashtresat e duhura sipas ligjit për lojërat e fatit (neni 156 paragrafi 2).

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *