Home / Kryesoret / Arrestohet monstra maqedonase që e shkeli me veturë familjen shqiptare në Kumanovë

Arrestohet monstra maqedonase që e shkeli me veturë familjen shqiptare në Kumanovë

Me propozim të prokurorit kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë, gjykatësi me procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Kumanovë i përcaktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve një personit që është sjell me Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka tentuar që t`i vras disa shqiptar, transmeton TetovaSot.

Personi ngarkohet se përderisa ka pritur rend me të dashurën e tij në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë ka nisur një zënkë me një shqiptar për shkak të mos respektimit të rendit për pranimin në ambulant. Gjatë zënkës i dëmtuari iu është kërcënuar të dyshuarit. Gjatë daljes nga shtëpia e shëndetit, është sulmuar nga tre persona tjerë duke e sulmuar veturën e tij. Duke i ikur sulmit, i dyshuari është nisur në drejtim të sheshit të qytetit ku me veturën e tipit mercedes ka tentuar që ta vras personin në fjalë, gruan e tij dhe foshnjën 4 vjeçare. Tretë janë lënduar, ndërsa më rëndë është lënduar fëmija.

Pas kryerjes së kontrollit në vend ngjarje duke i marr parasysh rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, Prokurori Publik ka dhënë urdhër që procedura të udhëhiqet si urgjente, ndërsa personi që e ka shkelur familjen shqiptare është mbajtur në burg.

Do të merren në pyetje edhe të përfshirët tjerë në rast.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *