Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohet tetovari që mbrëmë i bëri për spital katër polic

Arrestohet tetovari që mbrëmë i bëri për spital katër polic

E.J.(36) mbrëmë, një orë pas mesnate, ka qenë i thirrur në polici dhe i arrestuar si i dyshuar se ka marr pjesë në grupin që dje rreth orës 18 e 30 min ka sulmuar dhe lënduar katër polic në rrugën “Nikolla Tesla” në afërsi të qendrës në Tetovë, transmeton TetovaSot.

“E.J. është i dyshuar se ka marr pjesë në pengimin e kryerjes së detyrës zyrtare dhe është mbajtur në stacionin policor në Tetovë”, informoi sot zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski.

Precizoi se polici i lënduar rëndë është operuar, por ende gjendet në rrezik me jetë dhe po mjekohet në Klinikat e Shkupit. Kolegu i tij që u lëndua rëndë, mbrëmë është dërguar në Shkup, ndërsa sot është lëshuar për mjekim në shtëpi, ndërsa polici i tretë që mbrëmë mjekohej në Tetovë sot është lëshuar në shtëpi. Polici i katërt, i cili i ka shoqëruar kolegët e lënduar deri në Shkup, ka pasur lëndime të lehta dhe është lëshuar në shtëpi.

Sulmi ndaj katër policëve ka ndodhur mbrëmë gjatë tentimit për të arrestuar një katërdhjetë vjeçar nga Tetova që është dënuar me një vit burg, ku një person e ka sulmuar me shufër prej hekuri një policë, pastaj i bashkohen edhe persona tjerë.

Policia po punon në identifikimin, zbulimin dhe arrestimin e pjesëmarrësve tjerë në incident.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *