Home / Lajme / Botë / Babai sulmon vrasësin e vajzës në gjykatë, qeshi ndërsa kujtonte humbjen e saj (Video)

Babai sulmon vrasësin e vajzës në gjykatë, qeshi ndërsa kujtonte humbjen e saj (Video)

Ky është reagimi i babait të njërës prej viktimave të Majkëll Madizon. Vrasësit serial i kishte rrëmbyer dhe vrarë vajzën 18-vjeçare në vitin 2013.

Van Terry, babai i adoleshentes po rrëfente përpara gjykatësit dramën në familjen e tij dhe dhimbjen për humbjen e vajzës. Në atë moment vrasësi nisi të qeshte, duke nxitur tërbimin e tij.

Majkëll Madizon u dënua me vdekje nga gjykata e Ohajos për vrasjen e 3 vajzave të reja. Më herët ai ishte dënuar edhe për përdhunim. /tvklan.al

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *