Home / Kryesoret / Banka Botërore: Ekonomia e Maqedonisë me rritje prej 3,7 për qind

Banka Botërore: Ekonomia e Maqedonisë me rritje prej 3,7 për qind

Banka Botërore në parashikimin më të ri për rritjen e ekonomisë parashikon se Maqedonia dhe Mali i Zi sivjet do të kenë rritje më të lartë në rajon prej 3,7 për qind.

Gjatë dy viteve të ardhshme parashikimi për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë është katër për qind.

Si rreziqe në Raport janë theksuar pasiguria politike dhe kriza e emigrantëve.

Në vendet e rajonit, BB sivjet parashikon rritje të ekonomisë së Shqipërisë prej 3,2 për qind, BeH-së 2,6 për qind, Bullgarisë 2,2 për qind, Kroacisë 1,9 për qind, Kosovës 3,6 dhe Serbisë 1,8 për qind.

Për vitin e ardhshëm rritja e BPV-së në Shqipëri është 3,5 për qind, BeH 3,1 për qind, Bullgari 2,7 për qind, Kroaci 2 për qind, Kosovë 4 për qind, Mal të Zi 3,1 për qind dhe Serbi 2,3 për qind.

Banka Botërore në raport e zvogëloi parashikimin për rritjen e ekonomisë botërore. Ekonomitë e zhvilluara po rimëkëmben më ngadalë nga e pritura, ndërsa çmimet e ulta të lëndëve të para u pengojnë vendeve të tjera.

Sipas Bankës Botërore, ekonomia botërore do të shënojë rritje prej 2,4 për qind këtë vit – njejtë si edhe vitin e kaluar. Në janar parashikimet ishin për 2,9 për qind

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *