Home / Kryesoret / Bdi-ja premtoi 40 -60 mijë punsime në Tetovë, por nuk i realizoi

Bdi-ja premtoi 40 -60 mijë punsime në Tetovë, por nuk i realizoi

Vetëm dy vjet më parë, gjegjësisht më 14 prill 2014, BDI-ja, e shoqëruar nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri, para afaristëve në Tetovë kishin premtuar hapjen e 60 mijë punësimeve për mandatin e tyre të ri qeverisës.

Zëvendës-kryeministri Musa Xhaferri që ishte bartës i njësisë së 5 zgjedhore kishte deklaruar se partia parasheh hapjen e rreth 60 mijë vendeve të reja të punës, në saje të investimeve që priten të kryhen në zonat e lira ekonomike.

“Ka një projeksion që në mandatin e ardhshëm duhet të ketë prej 40 deri në 60 000 hapje të vendeve të reja të punës, dhe kjo ka të bëjë me atë që tanimë kemi filluar edhe në pjesën perëndimore me zonat e lira ekonomike, pra ka filluar të funksionojë Zona Ekonomike e Tetovës, pastaj e Kërçovës dhe e Strugës, ku gravitojnë shumica e popullatës sonë dhe ka nevojë për vende të reja të punës, apo një rritje ekonomike prej 4 deri në 6 apo shtatë përqind”, deklaroi Xhaferri.

Ky prezantim dhe premtim ishte dhënë përpara afaristëve në hapësirat e kompanisë “Vezë Sharri” në fshatin Trebosh.ina

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *