Home / Sport / Behrami përgatitemi për fitore ndaj Shqipërisë

Behrami përgatitemi për fitore ndaj Shqipërisë

Valon Behrami mendon se Zvicra duhet të jemi gati psikologjikisht për sfidën ndaj Shqipërisë, e cila luhet me 11 qershor.

Mesfushori kosovar, Valon Behrami është me mendje te ndeshja e parë të Euro 2016 ndaj Kombëtares shqiptare, e cila luhet me 11 qershor.

Ai mendon se ekipi helvetik duhet të jemi gati psikologjikisht për sfidën ndaj Shqipërisë, e cila luhet me 11 qershor.

“Ndeshjet miqësore shërbejnë për të përgatitur sa më mirë sfidën e parë kundër Shqipërisë. Duhet të jemi gati psikologjikisht për sfidën ndaj Shqipërisë. Kemi shumë nevojë për të menaxhuar presionin dhe tashmë jemi në fundin e përgatitjeve pasi nuk ka më kohë për të ndryshuar rrënjësisht.”, ka deklaruar Behrami.

Behrami është një nga lojtarët më të vjetër të gardës së shqiptarëve me Kombëtaren e Zvicrës. Ai numëron 63 ndeshje me fanellën e skuadrës helvetike dhe dy gola të shënuar.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *