Home / Sport / Berhami provokon shqiptarët: U shënoj gol dhe festoj si i çmendur

Berhami provokon shqiptarët: U shënoj gol dhe festoj si i çmendur

Valon Behrami sfidon hapur Shqipërinë. Kapiteni i Zvicrës nuk ka ndërmend të mendojë aspak për prejardhjen e tij dhe thotë se 90 minutat e para të Europianit duhet t’i menaxhojë shumë mirë emocionet.

Në një intervistë për “The Guardian”, 31-vjeçari premton se do të festojë në rast se i shënon Shqipërisë dhe shpjegon se nuk ka ndërmend të largohet nga kombëtarja e Zvicrës për të shkuar tek Kosova. I dashuruar me Zvicrën.

E quajnë “luftëtari” sepse bën gjithçka në fushën e lojës. Të gjithë grintën dhe dëshirën për të luajtur me pasion dëshiron ta shfrytëzojë vetëm për kombëtaren helvete.

“Unë jam shumë i lumtur që do të përfaqësoj Zvicrën dhe ngjyrat e këtij flamuri në Europian. Do të luftoj për këtë vend, i cili i ka dhënë gjithçka familjes time. Shpresoj të bëjmë një Europian sa më të mirë dhe të shkojmë larg”, tha 31-vjeçari.

Festë ndaj Shqipërisë- Behrami është i bindur për festë ndaj Shqipërisë. Madje, ai thotë se do të festojë në rast se i shënon portierit Etrit Berisha.

“Festimi i një goli është pjesë e ndeshjes. Nëse do t’i shënoja Shqipërisë sigurisht që do të festoja. Për këtë nuk ka dyshime, sepse unë sa herë shënoj dua të festoj. Unë e dua shumë futbollin dhe kjo lojë është kënaqësi.

Sigurisht që është një ndeshje delikate dhe duhet të dimë të menaxhojmë mjaft mirë aspektin psikologjik”, vazhdoi ai. S’ikën te Kosova- Për momentin, mesfushori me origjinë nga Mitrovica ka thënë se nuk ka ndërmend të ndryshojë kombëtare.

“Unë e kam vendosur që do të luaj vetëm për një ekip kombëtar gjatë gjithë karrierës time”, tha Behrami duke dhënë një mesazh të qartë për Kosovën.

Pavarësisht se këta të fundit u pranuan në FIFA dhe UEFA, kjo gjë nuk e impresionon aspak Behramin./PanoramaSport

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *