Home / Sport / Blick: Cana e largoi Gjimshitin nga Kombëtarja

Blick: Cana e largoi Gjimshitin nga Kombëtarja

Sipas gazetës zvicerane, Blick, në largimin e Berat Gjimshtit nga Kombëtarja ka gisht babai i Lorik Canës, Agimi.

Gazeta zvicerane “Blick” shkruan se brenda grupit kuqezi kanë filluar të shpërthejnë pakënaqësi që kanë lidhje me intriga, falë të cilave, jashtë listës mbeti Berat Gjimshiti, ndërsa u përfshi Frederik Veseli.

“Blick” shkruan se gjithçka ka ndryshuar falë ndikimit të Agim Canës, babit të kapitenit të Kombëtares, Lorikut.

Sipas gazetës, babai i Lorik Canës ka bërë maksimumin që të përfshihet në skuadër futbollisti i cili ka qenë pjesë e Lozanës në të kaluarën, ashtu si kapiteni i kuqezinjve. I humburi në këtë rast ishte Gjimshiti, i cili u la jashtë edhe kundër dëshirës së Gianni de Biasit.

Por, vetë trajneri ka përgënjeshtruar këtë shpikje të zviceranëve. “Kjo është sikur të gjykosh një shishe verë falë asaj që ke provuar në fuçi, pa e hedhur në shishe. Jo, jo, ky pretendim është i pakuptimtë”, tha trajneri i Shqipërisë.
dddd_1464956907-9628923

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *