Home / Kryesoret / “Çadra e Iftarit” do të grumbullon për çdo natë nga 200 agjërues nga qyteti i Gostivarit

“Çadra e Iftarit” do të grumbullon për çdo natë nga 200 agjërues nga qyteti i Gostivarit

Me iniciativë të disa afaristëve dhe banorëve të Gostivarit, të asistuar edhe nga Komuna dhe Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame, në hapësirat e parkingut të madh përballë Qendër për Kulturë për çdo natë brenda muajit të Ramazanit, do të organizohet përgatitja e iftarit kolektiv për familjet në nevojë.

Për t’i dhënë iniciativës dhe organizatorëve, në natën e dytë të Ramazanit “Çadra e Iftarit”, ashtu siç është pagëzuar nga nismëtarët, u vizita nga Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, Muftiu i Muftinisë së BFI-së, Shaqir Fetahu, si dhe ministrat nga qyteti i Gostivarit Valdet Xhaferi dhe Furkan Çako.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, përgëzoi iniciatorët për këtë vepër humane dhe njerzore, duke shtuar se për çdo natë do të përgatiten dhe servohen nga 200 ushqime për qytetarët e Gostivarit.

“Sonte ishte një kënaqësi e veçantë që bashkë me Muftiun e Muftinisë së qytetit tonë, Shaqir Efendi Fetahu, ministrat Xhaferi dhe Çako, që së bashku me qytetarët të hamë një iftarin e dytë të muajit Ramazan. Para fillimit të Ramazanit, realizuam takim me Këshillin Iniciativë dhe shfrytëzoi nga rasti të përgëzoj gjithë ato qytetarë dhe afarist të Gostivarit të cilët kanë ndarë nga buxheti i tyre familjar që 30 ditë sa zgjatë muaj i Ramazanit për gjithë ato qytetarë që nuk kanë mundësi të përgatisin ushqim, derën e kanë të hapur në tendat e vendosura përballë Qendrës për Kulturë”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta.

Muftiu Shaqir Fetahu deklaroi që: “Sonte kishim nderin dhe kënaqësinë e veçantë të jemi në një iftar vëretë shumë të këndshëm, n iftarin e dytë me radhë të thirrur nga Këshilli Iniciativë i cili këtë vit ka marrë mbi vete një kompetencë shumë të mirë dhe shumë të bukur për organizimin e iftareve përgjatë gjithë muajit të Ramazanit”. Ai shfrytëzoi nga rasti të falenderon Këshillin Iniciativë për këtë vepër të mrekullueshme humane dhe njerëzore.

“Jemi këtu për të përkrahur këto organizatorë të cilët kanë sakrifikuar nga vetja pikërisht në muajin e sakrificës për të ndihmuar skamnorët për 30 ditë rresht me iftare të rregullta dhe të begata. Dëshiroj të ftoi qytetarët që kanë mundësi të japin kontributin e tyre, të afrohet tek Këshilli Organizativ dhe bashkërisht tu dilet në mbështetje të gjithë atyre familjeve që për momentin janë nevojë”, tha ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi.

Edhe ministri Çako përgëzuan iniciatorët duke shtuar se kjo iniciativë dëshmon edhe njëherë ndjenjën humane të qytetarëve të Gostivarit, si një nga shtyllat kryesore të besimit Islam.
C807adraeIftaritdote776grumbullonpe776rc807donate776nga200agje776ruesngaqytetiiGostivarit8

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *