Home / Kryesoret / Cavkov i shpërndau 228 polic të rinj në brendi të shtetit, asnjë Shqiptar

Cavkov i shpërndau 228 polic të rinj në brendi të shtetit, asnjë Shqiptar

Në stacionin policor me kompetenca të përgjithshme “Kisela Voda” sot u dhanë vendimet e reja për shpërndarjen e 228 policëve të cilët deri më sot janë shpërndarë në territorin e SPB Shkup, gjegjësisht jashtë vendbanimit të tyre.

Vendimet i dha ministri i punëve të brendshme, Mitko Cavkov dhe drejtori i Byrosë së sigurisë publike, Gorance Savoski, të cilët realizuan edhe takime me SPB Shkup.

Policët prej tani do të kanë mundësi që njohurinë dhe përvojën e tyre ta zbatojnë në pozicionet e reja të punës të cilat gjenden në vendbanimet e tyre.

“Këto vendime janë sjell në pajtim me prioritetet bazë të vërtetuara në Strategjinë për menaxhimin me resurset njerëzore në ministrinë e punëve të brendshme dhe me qëllim përforcimin e kapaciteteve personale në sektorët rajonal të punëve të brendshme si dhe me qëllim kujdesin e aspektit ekonomiko-social të policëve”, thuhet në njoftimin nga MPB-ja.
Nga 228 polic, asnjë shqiptqar nuk ka marrë vendim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *