Home / Kryesoret / Do të ndërtohet kishë katolike në Shkup, në emër të Nënë Terezës

Do të ndërtohet kishë katolike në Shkup, në emër të Nënë Terezës

Pas vendimit të Vatikanit të shpalljes së Nënës Terezë si shenjtërore, në Shkup do të ndërtohet një tempull i posaçëm për shenjtëri në emër të saj, si pjesë nxitëse kujtimi të humanistes dhe nobelistës së madhe me origjinë nga Shkupi.

Më katër shtator të vitit 2016 në Romë do të mbahet ceremonia e shpalljes së Nënë Terezës për shenjtërore të Kishës katolike në gjithë botën, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast Ipeshkiva e Shkupit do të organizojë kremtim mëmëdheu ‘Ditët e hirësisë Nëna Terezë’, i cili do të fillojë në Shkup menjëherë pas shenjtërimit të saj në Romë.

Sipas paralajmërimit të Ipeshkvisë së Shkupit, kremtimi do të zhvillohet gjatë gjithë javës nga 5 deri më 11 shtator, ndërsa do të përfundojë me kremtim artistik i cili do të ndodhë në vendin e shtëpisë së saj të lindjes me ç’rast do të shpallet vend i shenjtë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *