Home / Lajme / Maqedoni / Do të riasfaltohet një nga rrugët kryesore të fshatit Balindoll

Do të riasfaltohet një nga rrugët kryesore të fshatit Balindoll

Një nga rrugët kryesore të fshatit Balindoll e cila lidhet me lagjen Hekurudha, do ti nënshtrohet rekonstruimit të plotë.

Nga dita e premte kanë filluar punimet për heqjen e shtresës së vjetër të asfaltit, ndërsa punimet nga afër i ndoqi kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta me bashkëpunëtorët e tij.

Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta shprehu besimin se punimet do të vijojnë sipas dinamikës dhe se deri në fund të muajt Ramazan rruga të jetë riasfaltuar, me qëllim që në ditën e Bajramit rruga të jetë vënë në shfrytëzim të banorëve.

“Rregullimi i rrugës ka qenë një kërkesë e vjetër e banorëve të fshatit Balindoll. Kjo rrugë do tu shërbeje banorëve të fshatit Balindolldhe lagjes Hekurudha, por edhe vendbanimeve tjera, sepse ndërlidhen me njëra tjetrën. Po ashtu, rruga do të lehtëson komunikacionin në rrugët kryesore. Rregullimi dhe asfaltimi i rrugës ishte një premtim parazgjedhor që ua kisha premtuar banorëve të Balindollit fshat ky që ngjason me një paralagje të qytetit, dhe sot jam i lumtur që në muajin e Ramazanit po realizojmë një kërkesë dhe nevojë të tyre. Rruga është e gjatë 1440 metra, ndërsa e gjerë 3 metra. Do të kushton 5 milion e 260 mijë e 681 denarë. Firma që ka fituar tenderin është një firmë me tradicion të madhe dhe besoj që në afatin e paraparë dhe me standardet që kërkon Bashkësia Ndërkombëtare, kjo rrugë të jetë gati për tu vënë në përdorim”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta.

Në të njëjtën rrugë, do të ndërhyhet edhe në rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, me qëllim që para riasfaltimit të rrugës të kryhen intervenimet e nevojshme.

Po të njëjtin fshat, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me NP “Komunalec”, ka filluar me instalimin e gypit të ri të ujësjellësit i cili do të bën furnizimin me ujë të amvisërive në rrugën “Boge Veljanovski, lagjen Karagaç, fshatin Balindoll dhe një pjesë të fshatit Çajlë.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike, Memedali Xhaferi nënvizoi që ky investim do të përmirëson dukshëm furnizimin me ujë në Balindoll të vjetër.

“Kemi montuar gyp f-160 polietilen, kurse gjatësia është 120 metra. Po ashtu janë ndërruar 4 shiber ventila , 1 ventil ajri dhe 1 hidrant kundër zjarrit. Vlera e investimit është 850.000 denarë ose rreth 15.000 euro”, shtoi drejtori Xhaferi.

Investimet e ndërmarra nga Komuna e Gostivarit u mirëpritën nga banorët e fshatit Balindoll, të cilët u shprehen se në kohën kur me Komunën e Gostivarit ka udhëhequr Nevzat Bejta në fshatin e tyre janë realizuar investime kapitale, duke përmendur ndërtimin e objektit shkollor, ndriçimin publik, rrjetin e ujësjellësit si dhe rregullimin e thuajse gjitha rrugëve të fshatit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *