Home / Lajme / Rajon / Dr. Pali me 15 vetura privare dhe 7 milion euro pasuri (Dokument)

Dr. Pali me 15 vetura privare dhe 7 milion euro pasuri (Dokument)

Ai është një nga deputeët e shumtë që ka Kuvendi i Kosovës e që janë të pasur.

Pasuria e tij kap milionat, duke llogaritur vetëm pasurinë e luajtshme dhe të palujtshme, pasi nuk ka deklaruar se ka para të gatshme.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, ka deklaruar hiq më pak se 15 vetura, kjo duket e çuditshme, pasi familja e tij pëbëhet vetëm nga katër anëtar, bashkëshortja dhe dy djemtë, shkruan Magazina.al
Deputeti nga Gjakova ka deklaruar dy vetura të tipit Mërcedes që kapin vlerën e 37 mijë euro dhe dy vetura të tjera për të cilat nuk dihet lloji por që kapin shumën e 30 mijë euro.

Çudi e madhe është edhe lidhja e ish kryetarit të Gjakovës me Golf 5-shat dhe veturat BMW. Ai në garazhën e tij mbanë 5 makina Golf5 dhe për to ka paguar 75 mijë euro dhe 4 BMW ku tri nga to i ka blerë vitin e kaluar e që së bashku kushtojnë 150 mijë euro, raporton Magazina.al

Gjithsej 15 veturat e Lekajt kapin vlerën e gjithësej 292 mijë euro, duke mos llogaritur dy Restaurantet e tij me vlerë 2.5 milion euro.

Por nuk mbaron me kaq, deputeti në Agjencinë Antikorrupsion, ka deklaruar si pasuri edhe 3 hektar tokë me vlerë 1.5 milion euro, ndërsa Shtëpia ku ai banon nuk kushton më shumë se 280 mjë euro.
1_1466505632-3108617

2_1466505637-2914722

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *