Home / Kryesoret / Drejtoresha e një shkolle në Shkup ofendon ministrin shqiptar të arsimit

Drejtoresha e një shkolle në Shkup ofendon ministrin shqiptar të arsimit

Nade Moleroviq, drejtoresh e shkollës fillore “Goce Dellcev” e ofendon ministrin e ri të arsimit dhe shkencës, Pishtar Lutfiu duke ia atribuar të gjitha dështimet në sistemin arsimor këtij ministri i cili është duke drejtuar me ministrinë disa muaj të fundit, transmeton TetovaSot.

“E para dhe reforma më e madhe në arsimin maqedonas është ministri.
Na duhet një ministër i cili i ka kapërcyer shkallët e zhvillimit profesional dhe personal.
Të dëgjoj kur të gjithë i thuan se diçka nuk është në rregull.

Të kërkoje falje për gjenocidin arsimor që po bëhet me kokëfortësi. Si do të ju duken ditët e pensionit, pyes”, shkroi Nade Moleroviq, drejtoresh e shkollës fillore “Goce Dellcev” në Shkup.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *