Home / Kryesoret / Duka: Nëse eliminohemi, ky do të jetë selektor i Shqipërisë (FOTO)

Duka: Nëse eliminohemi, ky do të jetë selektor i Shqipërisë (FOTO)

Edhe në rast të eliminimit në grupe nga “Euro 2016”, presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), Armand Duka ka konfirmuar se Gianni de Biasi do të mbetet në postin e selektorit të ekipit.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF), Armand Duka ka konfirmuar se Gianni de Biasi do të mbetet në postin e selektorit edhe pas “Euro 2016”.

“Trajneri ka një kontratë deri në vitin 2017, ka dëshirë të qëndrojë me ne dhe jemi shumë të lumtur që ai do të vazhdojë. Ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për të arritur te ky sukses”, ka deklaruar Duka për “Gr Parlamento”, përcjell “Lajmi.net”.

“E kanë kërkuar edhe te Italia? Kam dëgjuar që ishte mes kandidatëve, por trajneri më siguroi që nuk ka folur me askënd edhe për faktin se mendonte vetëm për Europianin. Tani shpresojmë te të tjerët, varet nga ata. Të shohim se çfarë do të bëjë edhe Italia”, shtoi ai.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *