Home / Kryesoret / Dy zëvendës kryeministra do ta zëvendësojnë pozitën e Stavrevskit

Dy zëvendës kryeministra do ta zëvendësojnë pozitën e Stavrevskit

Dy zëvendës kryeministra në vend të ish zëvendës kryeministrit Zoran Stavrevski, transmeton TetovaSot.

Mediet marrin vesh nga burimet në qeveri se mbrëmë është miratuar kjo formulë për përbërjen e saj. Zëvendës kryeministrat, sipas këtyre burimeve janë Nikolla Todorov dhe Nikolla Poposki.

Këto dy emra janë të njohura si shtylla jo vetëm në qeveri, njëri është ministër i shëndetësisë, ndërsa tjetri ministër i punëve të jashtme, por edhe në radhët e VMRO-DPMNE-së. Todorov është njëri prej njerëzve më të besueshëm të kryetarit të VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe gjatë tërë kohës është pjesë përbërëse e takimeve të grupeve punuese midis katër partive politike në bisedimet për zgjidhjen e krizës.

Kjo formulë e re ka ngritur shumë çështje, nëse kjo gjë është fillim i një rekonstruksioni të ri të qeverisë ose thjeshtë forcim i mëtutjeshëm i figurave të Todorov dhe Poposki, duke e ditur se vota e tyre në qeveri ngel ajo që është.

Megjithatë, ministri i ri i financave, Kiril Minovski kuptohet se nuk e kishte peshën e njëjtë si Stavrevski për ta mbajtur pozicionin e deridjeshëm si zëvendës kryeministër. Dy emrat morën pëlqimin nga qeveria, në të cilën seancë u miratua edhe rebalanci i buxhetit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *