Home / Kryesoret / Erdogan i kërkon falje Putinit për vdekjen e pilotit rus

Erdogan i kërkon falje Putinit për vdekjen e pilotit rus

Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë një letër në të cilën Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar falje për vdekjen e pilotit rus i cili u vra kur një avion u rrëzua në kufirin turko-sirian në nëntorin e vitit të kaluar, ka njoftuar Kremlini, njoftojnë mediat ruse.

“Erdogan shprehu gatishmërinë për të rivendosur marrëdhënie me Moskën”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.

Incidenti I rrëzimit të aeroplanit bombardues rus Su-24, çoi në përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-turke në historinë më të re, ku Rusia e pati quajtur rrëzimin e avionit rus nga ana turke si një “thikë pas shpine”.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *