Home / Sport / “Euro 2016”, parashikimi i zymtë: Shqipëria nuk e kalon grupin

“Euro 2016”, parashikimi i zymtë: Shqipëria nuk e kalon grupin

Kur duhet një javë nga fillimi zyrtar i turneut që do të përplasë kombëtaret më të mira të futbollit në kontinentin e vjetër, agjencia e njohur e statistikave sportive, “Gracenote” ka dhënë parashikimet e saj mbi “Euro 2016”.

Aspak lajme të mira për përfaqësuesen kuqezi të drejtuar nga Gianni De Biasi, që të paktën në letër mund ta quajë të përfunduar evenimentin brenda fazës së grupeve.

“Gracenote” ka dhënë një rrugëtim aspak pozitiv për Shqipërinë në turneun e kësaj vere, duke nënvizuar se kuqezinjtë kanë vetëm 36% mundësi reale për të kaluar më tej dhe se do të eliminohen pas 3 përballjeve të programuara, respektivisht me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë.

Edhe pse vetëm numra parashikues, që nuk influencojnë në klimën dhe përgatitjen e kuqezinjve, përfaqësuesja jonë në debutimin historik pritet – sipas “Gracenote”, – të jetë e fundit në grup.

Ndërkohë, në diskutimin për pretendentët e tjerë të futbollit kontinental, parashikohet që Franca do të shpallet kampione e “Euro 2016”, pikërisht në turneun që zhvillon në shtëpi. Ashtu si oktapodi Paul në vitin 2010, edhe agjencia “Gracenote” po del në sipërfaqe si një parashikuese dhe, për të qenë më e besueshme, i ka shtuar disa numra llogarive të saj.

Në finale, gjithmonë sipas parashikimit, do të jenë transalpinët kundër Spanjës dhe, në fund, Franca do të ngrejë kupën. “Gracenote” ka nënvizuar gjithashtu se, Britania do të ndalë vrullin në çerekfinale ndaj Spanjës, ndërsa Gjermania do të fitojë një betejë të vështirë çerekfinaliste me Belgjikën.

Mbetet tashmë për t’u parë nëse “orakulli” modern i futbollit do të shohë të materializohet parashikimin e saj aspak optimist për Shqipërinë e De Biasit.
1464897756_media_xll_8713597

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *