Home / Kryesoret / Exclusive: Policia tek personi V.B ka gjetur tre plumba, dënimi mund të jetë deri më 3 vite burg

Exclusive: Policia tek personi V.B ka gjetur tre plumba, dënimi mund të jetë deri më 3 vite burg

Agjencia e Lajmeve Zhurnal ekskluzivisht mëson se tek personi V.B nga Çairi i Shkupit policia ka gjetur tre plumba. Policia gjatë akcionit të sotëm pas arrestimit të personit me iniciale V.B ka gjetur në xhepin e pantollonave tre plumba të pistoletës.

Pas bisedës informative ndaj këti personi policia do të ngre kallëzim penal në bazë të nenit 386 dhe nenit 144 të kodit penal të Maqedonisë.

Ndërkoh Zhurnal mëson se policia e Maqedonisë është në kërkim të personave O.B dhe E.B nga Shkupi të cilët kanë qenë pjestarë të grupit të cilët e kanë kërcënuar ditë më parë kryetarin e Komunës së Çairit.

Ndërkoh Zhurnal ka analizuar kodin penal të Maqedonisë ku neni 144 alineja 1 përcakton se ai i cili do ta rrezikoj sigurinë e tjetrit me kërcënim serioz se do të bëj sulm ndaj jetës dhe trupit të tij, do të dënohet me dënim në të holla apo edhe me burg në kohëzgjatje deri më 6 muaj.

Ndërsa neni 386 parasheh rregullimin e çështjes së dhunës. Sipas këti neni, alineja 1, ai i cili do të keqtrajtor në mënyrë të dhunshme do të ofendon, do të kërcënon sigurinë e tjetrit duke kryer mbi të dhunë të rëndë dhe me këtë në opinion shkakton ndjenjën e pasigurisë, rrezikim apo frikë, do të dënohet me burgim prej 3 muajsh deri më 3 vite.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *