Home / Lajme / Maqedoni / Forumi Rinor Islam shënoi fillimin e muajit ramazan

Forumi Rinor Islam shënoi fillimin e muajit ramazan

Në Çarshinë e vjetër të Shkupit, para xhamisë Murat Pasha, Forumi Rinor Islam organizoi manifestimin tradicional “Mirë se erdhe muaji Ramazan”. Me recitimin e disa ajeteve Kuranore u shënua fillimi i këtij muaji, duke vazhduar më pas me program të pasur artistik. Fjalët përshëndetëse, nga kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani dhe kryetari të Degës së Shkupit, Abdulhamid Mustafa, ishin të parat të cilat i dëshiruan mirëseardhje këtij mysafiri të bekuar.

Pikat artistike të këtij programi ishin interpretimi i monologut dhe i disa ilahive. Në fund të programit u lansuan fishekzjarre.

Shënimi i fillimit të këtij muaji u bë edhe në qytetin e Kumanovës. Në disa pika të kalueshme të qytetit, aktivistët e FRI-së vendosën banderola në të cilat shënojnë atribute të muajit ramazan. Poashtu, në Kumanovë dhe rrethinë u shpërndanë 1700 fleturime, të bashkangjitura edhe me imsakije ramazani.

Në qytetin e Tetovës, për kalimtarët, aktivistet e FRI-së shpërndanë hurma të bashkangjitura me fleturime dhe imsakije të ramazanit. Fleturime si dhe fletushkë për rëndësinë e këtij muaji u shpërndanë edhe në qytetin e Kërçovës. Poashtu, edhe në qendrën e Gostivarit, aktivistët e këtij qyteti shpërndanë fleturime dhe hallvë për qytetarët.

Kështu, në qytetet e vendit, nga FRI u shënua fillimi i këtij muaji. Përndryshe, Forumi Rinor Islam, do të organizojë edhe aktivitete tjera në ditët në vijim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *