Home / Kryesoret / FRI: Shporta e Ramazanit, edhe sivjet në ndihmë të nevojtarëve të Kumanovës

FRI: Shporta e Ramazanit, edhe sivjet në ndihmë të nevojtarëve të Kumanovës

Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë në bashkëpunim me shoqatën edukative “Vllaznia” edhe këtë vit po realizon Shportën e Ramazanit.

Grumbullimi i mjeteve bëhet në Musli Market, Selman Turizëm dhe Mirgos, në Kumanovë. Ky aktivitet do të vazhdojë gjatë tërë këtij muaji, me ç’rast do të bëhet edhe shpërndarja e disahershme e shportave në qytet dhe rrethinë, për familjet nevojtare.

Çdo shportë kushton 300 denarë dhe në të vendosen artikujt themelorë ushqimorë dhe gjërat e nevojshme për amvisëri.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *