Home / Kryesoret / Gjykata Kushtetuese votoi për kryqin në Butel, ja rezultati

Gjykata Kushtetuese votoi për kryqin në Butel, ja rezultati

Gjykatësit kushtetues as sot nuk sollën vendim për iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për vendosjen e kryqit gjigand prej 55 metrave në Komunën e Butelit.
Ashtu siç informojnë nga Gjykata, në seancën e sotme, kanë marrë pjesë 8 gjykatës, të cilët kanë votuar në mënyrë të barabartë, gjegjësisht katër gjykatës kanë qenë për refuzim dhe 4 për pranim të iniciativës.
Iniciativa do të shqyrtohet përsëri në ndonjë nga seancat e radhës, sipas të gjitha gjasave në seancën e ardhshme.
Përndryshe, kjo është hera e tretë që nuk merret vendim për iniciativën, që në mars të këtij viti e ka dorëzuar kryetari i Strugës, Ziadin Sela, sipas të cilit, vendimi për vendosjen e kryqit në Komunën e Butelit nuk ka qenë në pajtueshmëri me parimin e Bandinterit.
Vendosja e kryqit, i cili është donacion nga Kongresi Botëror i Maqedonasve (KBM), ka shkaktuar tensione te anëtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe te mbështetësit e tyre, pasi që vendosën kamp dhe kanë protestuar kundër ndërtimit, që më pas kryetari i KBM-së, Todor Petrov, u sulmua fizikisht në ditën kur në mënyrë solemne u vendos gur-themeli i kryqit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *