Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata sot do të vendos pas kërkesave të Janevës për masën e paraburgimit

Gjykata sot do të vendos pas kërkesave të Janevës për masën e paraburgimit

Prokuroria Speciale Publike deri te Gjykata Themelore Shkupi 1, dje kanë dërguar pesë propozime për përcaktimin e masës së sigurisë së prezencës, transmeton TetovaSot.

Propozohet masa e paraburgimit për G.G., si dhe propozimi për përcaktimin e masës së kujdesit për G.J.,T.J.,N.B. dhe V.S., të cilët kanë të bëjnë me lëndën e PSP të njohur në opinion si “Fortesa”.

Janë dërguar edhe Propozimet për përcaktimin e masës së paraburgimit për V.T. në raport me lëndën e PSP në opinion të njohur si “Transportuesi”, Propozimi për përcaktimin e masës së kujdesit për N.G., M.J. dhe T.T. në lidhje me lëndën e PSP të njohur në opinion si TNT dhe Propozimi për përcaktimin e masës së sigurimit për gjashtë persona në lidhje me lëndën “Tortura”, për të cilën Këshilli Penal solli vendim që të sillet në ri vendosje te gjykatësi me procedurë paraprake.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *