Home / Kryesoret / Gjysma e BDI-së i “vërsulet” postit të Festim Halilit

Gjysma e BDI-së i “vërsulet” postit të Festim Halilit

Pretendimet kryesore për këtë post vijnë nga dega e BDI-së në Çair, respektivisht nga ministri i deridjeshëm i ekonomisë, Bekim Neziri. Mirëpo burimet tona thonë se ai është i papranueshëm për degët tjetra partiake, prandaj edhe të vogla janë gjasat që të marrë këtë post. Pretendime të caktuara ka edhe krahu i BDI-së në Tetovë i afërt me kryetaren e komunës, Teuta Arifi, sepse Halili konsiderohet si kuadër i krahut të Xhevat Ademit. Marrim vesh se krahu i Arifit dëshiron që në postin e zv/kryeministrit për implementimin e MO-së ta zgjedhë Fatmir Besimin

Kur u ndërruan kuadrot e BDI-së në qeveri, burime partiake thonë se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, para Festim Halilit, postin e zv/kryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ua ka ofruar dy-tre kuadrove tjera. Mirëpo ata e kanë refuzuar këtë ofertë, duke menduar se është afatshkurtër deri në zgjedhjet e caktuara për 5 qershor.

Mirëpo tani që zgjedhjet janë prolonguar, me shumë gjasë që të mos mbahen para vitit 2018, janë shtuar apetitet brenda BDI-së për pozitën e zv/kryeministrit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, që njëherit është posti më prestigjioz që mban kjo parti në ekzekutiv.

Pretendimet kryesore për këtë post vijnë nga dega e BDI-së në Çair, respektivisht nga ministri i deridjeshëm i ekonomisë, Bekim Neziri. Mirëpo burimet tona thonë se ai është i papranueshëm për degët tjetra partiake, prandaj edhe të vogla janë gjasat që të marrë këtë post. Pretendime të caktuara ka edhe krahu i BDI-së në Tetovë i afërt me kryetaren e komunës, Teuta Arifi, sepse Halili konsiderohet si kuadër i krahut të Xhevat Ademit. Marrim vesh se krahu i Arifit dëshiron që në postin e zv/kryeministrit për implementimin e MO-së ta zgjedhë Fatmir Besimin. Dëshirë për rikthim në këtë post ka shprehur edhe Musa Xhaferi. Burime partiake thonë se për momentin kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është duke menduar që këtë post të ja japë BDI-së në Kumanovë-Likovë, ose të mbetet Festim Halili. Tema e rikonstruimit në Qeveri është imponuar pas prolongimit të zgjedhjeve të 5 qershorit dhe paralajmërimeve serioze se ato mund të shtyhen deri në vitin 2018. Kjo ka shtuar apetitet e kuadrove partiake, të cilët tani shprehin pretendime jo vetëm për postin e zv/kryeministrit për implementim të MO-së, por edhe për postet tjera ministrore.

Zëdhënësi i BDI­së, Bujar Osmani i ka demantuar zërat për përçarje brenda kësaj partie, të shpërndara nga disa media në vend. Sipas Osmanit as që ka patur ndonjë mbledhje të Kryesisë partiake e lere më të ketë patur debate dhe përçarje lidhur me postin e zëvendëskryeministrit siç shkruan disa media. Gjithashtu Osmani ka thënë se rikonstruimi i qeverisë, për momentin nuk është temë diskutimesh brendapartiak.

Edhe kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nuk deshi të komentojë mundësinë e rikonstruimit të Qeverisë duke thënë që për këtë ka folur disa ditë më parë dhe nuk ka ndonjë qëndrim të ri. Ai tha se me partnerin e tij të Qeverisë, BDI-në nuk e kanë diskutuar këtë temë./LAJM/

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *