Home / Kryesoret / Gruevski betohet: Do të bëj reforma më të mira se në Amerikë, qytetarët do të bëhen milioner!

Gruevski betohet: Do të bëj reforma më të mira se në Amerikë, qytetarët do të bëhen milioner!

Ish kryeministri, Nikolla Gruevski pas 10 viteve në pushtet i cili arriti që gjykatat, policinë, administratën, prokurorinë, ti bëj me persona të VMRO-DPMNE-së, dje ai arriti që të shokoj opinionin në Maqedoni përmes deklaratës më skandaloze ku theksoi mes tjerash se VMRO-DPMNE është duke përgatitur reforma të thella në gjyqësor, media, administratë dhe fusha të tjera.

Kjo deklaratë skandaloze e Gruevskit vjen pas skandaleve të njëpasnjëshme që i bënë partia e tij dhe Presidenti Gjorge Ivanov i cili vendosi që ti falë politikanët kriminel të VMRO-DPMNE-së. Gruevski deklaroi se tani me këto reforma Maqedonia do ti plotësoj kërkesat e BE-së.

“Në shumë fusha, duke u nisur nga gjyqësori, mediat, administrata, sigurimi, institucionet me të gjitha kapacitetet punojnë që t’i arrijnë hapat e pare, draftet dhe gjithçka që është e nevojshme që të fillojë një proces i plotësimit të kërkesave të raportit të Bashkimit Evropian ose siç njihet Raporti i Pribesë”, kështu është shprehur lideri i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve. Ai ka theksuar se do të kyçen të gjithë ata që mundet dhe duhet të involvohen në shqyrtimin e këtyre projekteve. “Do të ketë proces të përfshirjes edhe të opozitës, nëse ajo do, që të mundet të jetë e kyçur që ta jep mendimin e saj, të ketë dialog, debat. Institucionet janë në fazë të thelluar të përgatitjes së shumë ndryshimeve ligjore, vendimeve, masave, hapave të cilat duhet të bëhen”, përfundoi Gruevski.

Ndërkoh gjatë publikimit të bombave të Zaevit gjatë vitit 2015 u dëgjuan qartë se si Gruevski, Jankullovska dhe Mijallkov emronin prokurorë dhe gjykatës në Maqedoni, ndërsa i caktonin të gjithë shefat e policisë dhe në institucionet tjera. Kjo dëshmohet qartë se gjatë 10 viteve të kaluara VMRO-DPMNE arriti që të gjithë aparatin shtetëror të vë nën kontroll të plotë, ngjashëm sin ë komunizëm.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *