Home / Lajme / Maqedoni / Hajndl nesër do të vijë në Maqedoni, tentim i ri për zgjidhjen e krizës

Hajndl nesër do të vijë në Maqedoni, tentim i ri për zgjidhjen e krizës

Përfaqësuesi special i Gjermanisë për Maqedoninë, Johanes Hajndl përsëri vjen në Maqedoni.

Sipas paralajmërimeve, Hajndl në Maqedoni do të vije ditën e martë ku do të ketë takime me liderët e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos. Një pjesë e takimeve do të mbahen të mërkurën. Nuk përjashtohet mundësia që kësaj here, Hajndl të tentoje që të organizoje një takim të përbashkët të liderëve.

Ai tashmë porositi se abolimi për politikanët që u dha nga presidenti Gjorgje Ivanov i rrënoi të gjitha përpjekjet për dalje nga kriza dhe nuk është në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinos. Gjithashtu deklaroi se pastrimi i listës zgjedhore, sigurimi i pavarësisë së medieve dhe mundësimi i qasjes së njëjtë të partive në to, janë kushte pa të cilat nuk mund të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike.

Përfaqësuesi gjerman kërkoi që të sigurohet puna pa pengesa e Prokurorisë Speciale publike, ndërsa të gjithë të dyshuarit nga skandali i përgjimeve të përgjigjen para ligjit./TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *