Home / Kryesoret / Hajndl: Partitë të merren vesh për datën e zgjedhjeve

Hajndl: Partitë të merren vesh për datën e zgjedhjeve

Përfaqësuesi special i ministrit të punëve të jashtme të Gjermanisë, Frank Valter Shtajnmaer, ambasadori Johanes Hajndl, vlerëson se do të ketë dalje nga kriza politike që gjendet në Marrëveshjen e Përzhinos, që sipas tij është lajm i mirë në këtë rast, por lajmi i keq është se ky proces është i bllokuar, kriza vazhdon të zgjat, ndërsa koha po kalon, transmeton TetovaSot.

“Vlerësimi im është se Marrëveshja e Përzhinos duhet riafirmuar, pasi që po siguron kornizën e procesit të reformave të rëndësishme për gjetjen e zgjidhjes së krizës dhe për progresin në integrimet euro atlantike të vendit”, deklaroi Hajndl.

Ambasadori Hajndl përmendi tre pika që janë të rëndësishme për t`u zbatuar pa anulim.

“E para, partitë duhet që të merren vesh për datën e zgjedhjeve dhe ta bëjnë atë që është e nevojshme për zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. E dyta, Prokuroria Speciale Publike duhet që të mundësohet të punoje pa pengesa, dhe e treta, partitë duhet që të merren vesh pa shtyrje, pr zbatimin e reformave të përmendura në Raportin e Pribes. Është e nevojshme që liderët e partive ta lënë interesin e vendit në rend të parë dhe t`i zbatojnë reformat e nevojshme”, nënvizoi Hajndl.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *