Home / Kryesoret / Han: Liderët politik në Maqedoni t`i përmbahen asaj që e kanë nënshkruar

Han: Liderët politik në Maqedoni t`i përmbahen asaj që e kanë nënshkruar

Euro Komisari Johanes Han në një intervistë për portalin EuroAktiv vlerësoi se duhet zbatuar Marrëveshja e Përzhinos, të hiqet në tërësi amnistia dhe t`i jepet përkrahje Prokurorisë Speciale Publike, transmeton TetovaSot.

“Vazhdimisht kam theksuar se ajo që presim nga liderët politik në vend është zbatimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Përzhinos, që u arrit nga liderët politik gjatë verës së kaluar dhe i cili ende është në fuqi. Të punohet seriozisht në reformat e shtetit juridik.

Të hiqet në tërësi amnistia nga ana e presidentit Ivanov, dhe si e fundit të përkrahet pakufi puna e prokurores speciale që është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos”, deklaroi Han.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *